Po sot, në ora 11:30, Kryetari z. Agron Kuçi me stafin e tij dhe së bashku me Drejtoreshën e Misionit të USAID-it në Kosovë, zonjën Maureen Shauket, bënë hapjen e Qendrës për Shërbim të Qytetarëve në objektin e Administratës Komunale. Kryetari në fjalën e tij falënderoj misionin e USAID-it, dhe e vlerësoi lartë funksionalizimin e kësaj qendre, e cila do të ju shërbejë qytetarëve të Junikut për qasje më të shpejtë në shërbimet që ofron Administrata Komunale.
Zonja Maureen, në fjalën e saj falënderoj për bashkëpunim Kryetarin dhe stafin e tij si dhe shprehi kënaqësinë që sot si rezultat i punës së përbashkët, u bë perurimi i dy qendrave, të cilat do të jenë në shërbim të qyetarëve të Komunës së Junikut.
Më pastaj, në shenjë respekti nxënësit e shkollës “Edmond Hoxha”, shfaqën një program kulturo-artistik.
Në vazhdim Kryetari i Komunës z. Agron Kuçi, bëri ndarjen e disa mirënjohjeve. Për bashkëpunim dhe mbështetje të vazhdueshme me mirënjohje u nderuan:
1. Zonja Maureen Shauket – Drejtoreshë e Misonit të USAID-it,
2. Zonja Ginka Kapitanova – Drejtoreshë e Programit USAID-DEMI,
3. Z.Izet Çelaj-Këshilltarë Regjional i USAID-DEMI, dhe
4. Z. Besnik Hoxha-Specialist për IT i USAID-DEMI.
Në vazhdim mysafirët vizituan Sallën e Kuvendit të Komunës, Lumin Erenik, Qendrën Regjionale për Turizëm dhe Fermën “Juniku”, në Junik.
Ky është bashkëpunimi i radhës në mes të Komunës së Junikut dhe USAID-it, me shpresë se edhe në të ardhmen do të vazhdohet kjo traditë e mirë e bashkëpunimit.
Kryetari i Komunës z.Agron Kuçi, i shoqëruar nga stafi i tij, së bashku me Drejtoreshën e Misionit të USAID-it në Kosovë, zonjën Maureen Shauket, me fillim në ora 10:30, bënë hapjen e Qendrës për Ngritje Profesionale në Shkollën Fillore dhe të Mesme të Ultë “Edmond Hoxha”, në Junik. Me këtë rast, gjatë fjalës së tij, Kyetari I Komunës z. Kuçi, falënderoj Drejtoreshën e Misionit të USAID-it për mbështetjën e dhënë, kurse nxënësve dhe mësimdhënësve të shkollës ju uroj suksese edhe më të mira në ngritjen dhe aftësimin e tyre profesional.