Sa i përket orjentimit në natyrë me GPS ( sistemi për pozicionim global) është metodë e perfeksionuar përcaktuese për vendodhje dhe udhërrefyes i më tutjeshëm i rrugës. Më parë ishte busola si mjet orjentimi e cila vazhdon të përdoret edhe më tutje por në masë më të vogël. Ligjeruese e kësaj teme ishte Flurije Shehu, eksperte e gjeodezisë.
Ndërsa, programi kompjuterik GIS ( sistemi gjeografik infromativ) është metodë e vizualizimit, analizë e situatës dhe e vendit, ku me këtë rast vijmë deri te një hartë e fortë. Me ndihmen e këtij programi japim dhe marrim informacione, në këtë hartë. Pjesë e hartës mund të jenë shtigjet malore(bjeshkë), lumenjtë, bizneset e ndryshme e shumë infromacione të tjera të rënësishme. Ligjeruese në këtë sektorë ishte arkitektja, Ferdone Tofaj.
Për paisjet dhe shënjëzimin, ligjeroj Besnik Dujaka anëtar i shba.” Pashtriku”, i cili tha se rëndësia e paisjeve dhe shënjave është shumë e madhe. Paisjet duke filluar nga ajo se çfarë duhet veshur e deri tek qanta e dorës e vogla me paisje farmaceutike, secila prej tyre ka rëndësinë e saj të posaqme. Dhe shenjëzimi sipas tij zë një vend të rëndësishëm gjegjësisht është bazë për turizëm vendor dhe ndërkombëtar. Vendosja e shenjave të sinjalizimit është e NEVOJSHME.
Shenjat duhet të jenë sipas standardeve dhe të qëndrueshme, pas vendosjes duhet të kontrollohen vazhdimisht për shak të dëmtimeve të mundshme fizike dhe atmosferike,
ritheksoj z. Dujaka.
Jo më pak i rëndësishëm është ciceroni e udhërrëfyesi. Për këtë temë ligjeroj Profesori i Gjeografisë, Faredin Meqa, i cili tha se tek ne pothuajse fare nuk shfrytëzohet mali e bjeshka për turizëm.Normalisht në mungesë të investimit kanë mbetur pa shfrytëzim të mirat natyrore që posedojnë malet dhe bjeshkët e vendit tonë, posaqërisht Juniku. Sipas tij, ky vend me disa investime do të ishte më funksional për turizëm. Z. Meqa potencoj se turizimi është degë ekonomike që do të siguronte të ardhura të mira materiale. Meqa si ekspert për fushën e tij tha se udhërrëfyesi dhe ciceroni kanë një lidhje të ngushtë të cilët poashtu janë tërheqës për turizmin.
Dhe për temat – siguria, mbjetesa dhe ndihma e parë u ligjeruan nga përfaqësuesi i SHBA.” Rrasa e Zogut”, Bekim Gaxherri.
Mbijetesa në kushte anormale kuptohet është edhe strategji në një mënyr sepse duhet ditur se si të mbijetosh në mal apo bjeshkë. Sipas z. Gaxherr-it jo të gjitha bjeshkët e malet posedojnë burime me ujë si këto të Junikut, andaj mbijetesa në vende të panjohura është e vështirë, mirëpo kur je njoftuar me disa truqe jetësore mund të mbijetosh. Përveq ujit, vjen edhe ushqimi si pjesë e mbijetesës, pastaj zjarri në bjeshkë përveç që mund të përgaditet ushqimi, në raste të cakutara edhe të krijon kushte normale të nxehtësisë, pastaj të krijon siguri ndaj kafsheve të egra,mbrojtje, ndriçim, etj.
Ndihma e parë e cila nuk njeh rac, gjini, fe, moshë, nacionalitet ajo duhet dhënë ku do që je, kur di ta bësh dhe mund ta bësh atë, “Bëje”.
Paisjet e ndihmës së parë duhet të jenë të pranishme patjetër ku do që shkon, në mal në bjeshkë por edhe në det, e kudo tjetër.
Fare në fund të gjitha këto informacione në detaje do t`i praktikojnë personat e pranishëm në këtë trajnim diten e diel në bjeshkë, poashtu do të vendosen edhe shenjat e sinjalizimit gjatë rrugës.
Nën organizimin e OJQ-së Trashëgimia Kulturore pa Kufi “CHwb” dhe Shoqata e Bjeshkatarëve “ Rrasa e Zogut”, vazhdoj trajnimi për tri ditë rradhazi rreth informimit për bjeshkatarinë, veçanërisht kjo punëtori kishte
për qëllim njohuritë rreth turizimit malor , orjentimin me GPS, leximi i hartave të GIS-it,
përdorimi i paisjeve, shenjëzimi, ciceroni, udhërrëfyesi, siguria, mbijetesa dhe ndihma e pare. Ndërsa praktikimi i njohurive të fituara nga ky trajnim do të demonstrohet gjatë shkuarjes në bjeshkë. Poashtu do të bëhet vendosja e shenjave të sinjalizimit të cilat janë punuar në këtë punëtori nga të pranishmit.