Përfaqësuesit e Junikut janë ndarë jashtëzakonisht të kënaqur me mikëpritjen
e Kryetarit Ymeri dhe qytetarëve të tij, poashtu për turizmin rural të tyre mënyren
e organizmit dhe të tjera. Junikasit në të ardhmen e afërt do të zbatojnë disa nga
praktikat e turizmit të Novobërdes.
Ndërsa, Kryetari Ymeri të pranishmit i njoftoi lidhur me rrjedhat aktuale në komunën e Novobërdës, me procesin e decentralizmit, raportet ndërmjet komuniteteve, situatën e sigurisë si dhe proceset e zhvillimit ekonomik dhe të turizmit rural. Pas takimit delegacioni vizitojë Kalanë dhe familjet që janë pjesë e turizmit rural.
Ky takim në mes të dy komunave është realizuar me ndihmën e USAID-it përmes
projektit DEMI, më konkretisht z.Izet Qelaj dhe znj.Laura Bahtiri aranzhuan takimin.
Të marten (11 tetor) – Drejtori për Zhvillim Ekonomik, Arten Hamza me përfaqësues
të drejtorive të ndryshme nga Komuna e Junikut, vizituan Novobërden. Qëllimi i vizitës
ishte turizmi i këtij vendi dhe shkëmbimi i përvojave ndërkomunale. Ky delegacion
është pritur me dashamirësi nga Kryetari i Komunës së Novobërdës, Bajrush Ymeri
dhe përfaqësuesit e tjerë.