Përfaqësues të orgnizatës IOM vizituan të martën Junikun për të vëzhguar punimet në
kullën e “Hoxhajve”. Faza e parë e punimeve është përfunduar, gjegjësisht restaurimi i mureve, kulmi dhe konstruksionet primare të drurit janë kryer nga organizata Trashëgëmia Kulturore pa Kufi (CHwB), ndërsa organizata IOM është duke kryer rivitalizimin dhe futjen në funksion të kësaj kulle. Projekti për restaurimin dhe konzervimin e kullës së “Hoxhajve” është fituar në programin e Komisionit Evropian “ Kosova e Bukur” në qershor të këtij viti.
Konzervimi dhe restaurimi i kullës së "Hoxhajve" financohet nga Komisioni Evropian dhe implementohet nga IOM dhe CHwB.