Sa i përket rritjes së të hyrave vetanake dhe më pastaj investimet e duhura nga ato mjete financiare, nga vetë ekspertët u cituan junikasit si shembulli më i mirë me 93% të popullatës e paguajnë energjinë elektrike, po ashtu zyrtarët komunal thanë se Juniku ka tatim pagues të rregullt me përqindje mjaft të lartë.
Në këtë seminar u fol edhe për strategjinë e fushatës për informimin e qytetarëve, për rëndësinë e rritjes së të hyrave vetanake, rolin e qytetarëve në këtë proces dhe shumë procese e strategji të tjera të cilat rezultojnë me rritje të të hyrave vetanake të institucionit gjegjësisht Komunës së tyre.
Disa nga zyrtarët komunal sot u takuan me ekspert vendor , për rritje të të hyrave
vetanake.Ekspertët janë nga programi i DEMI-t nga USAID-i të cilët diskutuan rreth metodave më të mira të mundshme, po ashtu u prezantuan disa nga këto metoda.