Drejtori Gruda kërkoj bashkëpunim institucional rreth krijimit të një grupi që të merret me çështjet hulumtuese rreth krimeve të luftës, në mënyrë të krijimit të bankës së të dhëna brenda Institutit. Prof.Gruda tha se në këtë rast duhet hulumtuar rreth kategorive të njerëzimit, që kanë qenë popullatë civile të cilët nuk është guxuar të vriten apo të bëhet gjenocid ndaj tyre, si dhe çështje të tjera të ndjeshme që kanë ndodhur në luftë.
Kryetari Kuçi premtoj bashkëpunim në të gjitha fushat sa i përket hulumtimeve të krimeve të luftës së fundit në Kosovë, në veçanti në zonën e Junikut.
Instituti për Hulumtime të Krimeve të Luftës në Kosovë është themeluar vitin e kaluar, dhe në kuadër të vizitave që janë duke u realizuar nga ky institut, Juniku vizitohet për herë të parë nga ky institucion hulumtues.
I pari i Junikut, sot u takua me Drejtorin e Institutit për Hulumtime të Krimeve të Luftës
në Kosovë dhe disa bashkëpunëtorë të tij. Kryetari i Junikut, Z. Agron Kuçi fillimisht i njoftoj
përfaqësuesit e institutit rreth të arriturave të Junikut që nga themelimi, komunë e re, dhe zonën kadastrale të Junikut po ashtu. Me këtë rast Kryetari Kuçi njoftoj Drejtorin e Institutit Prof. Zejnullah Gruda për të dhënat që posedon Komuna Junikut, rreth krimeve të luftës në këtë zonë, e të cilat do të vërtetohen edhe një herë dhe do të detajizohen, kuptohet me ndihmën e institutit.