Pastrohet deponia për mbeturina inerte
Komuna e Junikut në vazhden e aktivitetve “Për Junikun e Pastër dhe Ekologjik” ka pastruar lokacionin e sinjalizuar për mbeturina inerte në Shkozë. Lokacion i caktuar për këtë fraksion mbetjesh me vendim të Kuvendit Komunal.
Lokacioni i sinjalizuar për mbeturina inerte është gjithashtu i mbuluar nga kamerat e siguris me mundësi vezhgimi që të evitohen abuzimet potenciale, ndaj lusim qytetarët për respektim të vendimit për hudhje vetëm të mbeturinave interte në këtë lokacion dhe shfrytëzim racional të hapsirës duke respektuar distancën me rrugën kryesore për të evituar rrezikshmërit e munshme në trafik.
Për mos respektim të vendimin do shqiptohen masa ndëshkimore.
________________
Komuna Junik