Komuna e Junikut vazhdon angazhimin dhe dinamizimin e punëve me synim të arritjes së qëllimit për Junikun e pastër dhe ekologjik, duke shërbyer në mbrojtje të natyrës, ruajte dhe mirëmbajtje të trashëgimisë natyrore.
Komuna e Junikut ka krijuar një frymë të mirë bashkëpunimi me qytetarët me synimin që Junikun ta shëndërrojm në vend 100% të pastër.
Sot gjatë tërë ditës ekipa ka qëndruar në teren duke identifikuar dhe pastruar hapsira të ndotura, aksioni ka shërbyer edhe si aktivitet sensibilizues për mbrotje të ambientit, e që i gjithë komuniteti duhet të jetë i kujdesëshëm ndaj hapsirave publike duke mbrojtur e mirëmbajtuar ambientin në të kundërtën ndaj qytetarëve të pandërgjegjshëm do të shqiptohen gjoba sipas UDHËZIM ADMINISTRATIV Nr. 06/2018 PËR NDËSHKIMET ME GJOBA MANDATARE