Komuna e Junikut pajisi biznese dhe institucione lokale me kontejner në kuadër të iniciativës „Shërbime të mira për Junikun e pastër dhe ekologjik” duke ju krijuar bizneseve kushte të favorshme për grumbullimin e mbeturinave dhe lehtësuar kontributin e tyre në mbrojtje të ambientit, projekt i vazhdueshëm që në fazat e ardhëshme synon pajisjen e bizneseve tjera dhe ekonomive familjare me kontejner si dhe zhvillimin e aktiviteteve ambientaliste për një Junik sa më të pastër.
Pjesë e iniciativës është edhe vendosja e shportave për mbeturina në hapsira publike si: qendër, parqe dhe shkolla.