Sipas Gjeneral Kastratit marrëveshja e realizuar në mes të Komunës së Junikut dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës për 14 kilometërshin e trasimit dhe mbushjes me zhavor të rrugës për bjeshkë ( Gjocaj, Jasiq, Livadhi Madh deri te vendi i quajtur Zharrë) punimet do të fillojnë në pranverë të këtij viti.
Qëllimi i vizitës ishte inkurajimi dhe mbështetja e maksimale e Qeverisë Komunale për projektet aktuale në mes të FSK-së dhe Komunës së Junikut.
Kryetari i Komunës, Agron Kuçi e njoftoi Gjeneralin e FSK-së për të arriturat e
deritanishme si dhe objektivat e qeverisë komunale në të ardhmen. Ky i fundit ishte mjaft i kënaqur me punën dhe të arriturat, Gjeneral Kastrati e inkurajoi Kreytarin Kuçi që të vazhdoj të punoj me gjithë këtë energji dhe vizionin e tij për Junikun. Gjeneral Leitnant , Kadri Kastrati për herë të parë vizitoi Junikun, ai me këtë rast tregoj për përkrahjen e vazhdueshme të projekteve të Komunës së Junikut.