Komuna e Junikut, QKMF “dr. Ali Hoxha “ në Junik në bashkëpunim të ngushtë me organizatën zvicerane AQH dhe Swiss TPH këto dit kane realizuar projektin për digjitalizimin e Administratës dhe shërbimeve në QKMF-në në Junik.
Në kuadër të këtij projekti i gjithë stafi i QKMF-së është pajisur me kompjuter të gjeneratës së fundit, pajisje këto që do të mundësojnë shërbime më të lehta për qytetarët e komunës së Junikut.
Gjithashtu është krijuar edhe dhoma e këshillit për personat me diabet dhe me hipertension e cila gjithashtu është pajisur me teknologji e cila mundëson që në mënyre vizuale të kryhen këshillimet.
Falënderojmë organizatën zvicerane AQH dhe Swiss TPH , shpresojmë që edhe në të ardhmen të kemi bashkëpunim të tillë për të ngritur mirëqenien dhe shërbimet e qytetareve të Komunës së Junikut.