N J O F T I M
Për mbështetjen e fermerëve që merren me mbarështimin e lopëve qumështore dhe mëshqerrave për reproduksion
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ( MBPZHR) ka marrë vendim për mbështetjen e Sektorit të Blegtorisë përmes mbështetjes së fermerëve që mbarështojnë lopë qumështore dhe mëshqerra për reproduksion të racave Bushë, Simental, Holstein, Braun Swiss dhe Grafi
Fermerët që aplikojnë duhet të plotësojnë këto kushte:
Të jetë banor i përhershëm i Republikës së Kosovës
Të kenë 5 e më shumë krerë lopë qumështore;
Mëshqerrat duhet të jenë të moshës 12 – 24 muajsh;
Të kenë 1 e më shume mëshqerra te racës se lartpërmendur
Lopët qumështore dhe mëshqerrat për reproduksion duhet të jenë të matrikuluara me matrikuj të Republikës së Kosovës.
Lopët dhe mëshqerrat e importuara duhet te shoqërohen me dokument përcjellës
Të kenë të nënshkruar marrëveshjen për furnizim me qumësht me ndonjërën nga qumështoret ose pikat grumbulluese (vetëm për lopë qumështore)
Të jenë anëtarë të ndonjërës nga shoqatat që merren me aktivitete blegtorale (e preferuar) dhe
Të kenë xhirollogari bankare personale valide në ndonjërën nga bankat që operojnë në Republikën e Kosovës.
Pragu me i ulet i mbështetjes është 5 krerë ndërsa pragu me i larte është 30 krerë lope qumështore
Pragu me i larte për mbështetje është 20 krerë për mëshqerra për reproduksion.
Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:
Fotokopjen e letërnjoftimit,
Fotokopjen e regjistrit të gjedhit për lopë qumështore dhe mëshqerra për reproduksion të racave: Bushë, Simental, Holstein, Braun Swiss dhe Grafi,
Fotokopjen e kartelës xhirollogarisë bankare valide,
Fotokopjen e marrëveshjes për furnizim me qumësht me ndonjërën nga qumështoret ose pikat grumbulluese (vetëm për lopë qumështore)
Vërtetimin e anëtarësisë të ndonjërës nga shoqatat që merren me aktivitete blegtorale (e preferuar),
Vërtetimin e pagesës së tatimit mbi pronë dhe
Dëshmitë kadastrale për pronësi,
Mbështeten fermerët që mbarështojnë:
Lopë qumështore në prodhimtari aktive të qumështit duke marrë parasysh edhe fazat fiziologjike.
Mëshqerra të moshës nga 12 – 24 muaj të racave Bushë, Simental, Holstein, Braun Swiss dhe Grafi
Të jenë të matrikuluara me matrikuj zyrtarë të Republikës së Kosovës
Lopët dhe mëshqerrat e importuara duhet te shoqërohen me dokument përcjellës
Të kenë dokumentin zyrtar të lëshuar nga Njësia për identifikimin dhe Regjistrimit të kafshëve të lëshuar nga AUK.
Kohëzgjatja e aplikimit nga data 10 mars deri më 30 mars 2010.
Aplikaimi bëhet në Zyrat Rajonale të MBPZHR-së në:
Zyra Rajonale e MBPZHR-së në Gjilan
Rr. Bulevardi i Pavarësisë
Objekti i soliterit, Kati I, Gjilan, Tel: 0280 – 326 106.
Zyra Rajonale e MBPZHR-së në Mitrovicë
Rr. “ Agim Hajrizi”,
Objekti i ish shtëpisë së mallrave “LUX”, Kati III, Zyra 1
Mitrovicë, Tel: 028 – 522 501.
Zyra Rajonale e MBPZHR-së në Prishtinë
Rruga Prishtinë – Fushë Kosovë, Zona Industriale,
Instituti i Blegtorisë dhe Veterinarisë
Prishtinë, 038 – 548 698.
Zyra Rajonale e MBPZHR-së në Prizren,
Rr. ‘Tirana”,
Objekti i ish “Progresit”,
Prizren, Tel: 029 – 244 793
Zyra Rajonale e MBPZHR-së në Pejë
Lagja “Fidanishtja”, Instituti Bujqësor
Pejë, Tel: 039 – 431 276.
Vërejtje: 1. Dokumentacioni për aplikim dorëzohet në dy kopje
2. Dokumentacioni për aplikim pas përfundimit të afatit të publikuar, nuk do te pranohet për shqyrtim.
Normal
0
false
false
false
MicrosoftInternetExplorer4
/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:”Tabelë normale”;
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-parent:””;
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin:0in;
mso-para-margin-bottom:.0001pt;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:10.0pt;
font-family:”Times New Roman”;
mso-ansi-language:#0400;
mso-fareast-language:#0400;
mso-bidi-language:#0400;}
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ( MBPZHR) ka marrë vendim për mbështetjen e Sektorit të Blegtorisë përmes mbështetjes së fermerëve që mbarështojnë lopë qumështore dhe mëshqerra për reproduksion të racave Bushë, Simental, Holstein, Braun Swiss dhe Grafi