⦁ Të izolohet mirë Bateria (Akumulatori) që të mos ketë kontakt me pjesë metalike që do të mund të shkaktonin ndezje,
⦁ Të mos pihet duhan gjatë punës me autokombajë,
⦁ Autokombaji të jetë në gjendje të rregullt teknike në mënyrë që humbjet e drithit gjatë korrje-shirjes të jenë minimale-jo më tepër se 3 %,
⦁ Korrje-shirja e ngastrave të kryhet sipas renditjes së tyre dhe të mos bëhen kalime të pa arsyeshme apo lënie ngastrash të pa korrura,
⦁ Trajtimi përkatësisht procesi i korrjes të jetë korrekt dhe i njejtë për të gjithë fermerët, me mundësi të lehtësimeve në pagesa për fermerët që janë në gjendje të rëndë sociale,
⦁ Të shfrytëzohet në maksimum koha optimale dhe e përshtatshme për kryerje sa më të shpejtë të kësaj fushate,
⦁ Çmimi i korrje-shirjes prej 100 €/ha, i përcaktuar nga MBPZHR, DKB dhe FSB, të respektohet,
⦁ Autokombajnerët të mbajnë saktë shenimet për sipërfaqet e korrura,duke plotësuar formularët e pregatitur nga MBPZHR, dhe të cilët janë të obliguar që t’i dorëzojnë në zyrën e sektorit për bujqësi, e cila do të lëshoji vërtetimin për tërheqjen e naftës nga pika furnizuese,
⦁ Ndaj kombajnerëve që nuk u përmbahen masave të lartëcekura do të merren masa ligjore nga ana e D.komunale për bujqësi,Shtabi komunal për korrje-shirje , D.e Inspeksionit dhe Inspektori për preventiva emergjente.
Me shpresë se do të kemi një fillim dhe ecuri të suksesshme të fushatës së korrje –shirjes dhe rendimente të larta të drithrave, ju përshëndesim dhe urojmë punë të mbarë.
Pasi që jemi në prag të fillimit të fushatës së korrje-shirjes së drithërave të bardha, nga e cila fermerët tanë sigurojnë bukën për familjet e tyre, është e rëndësishme që autokombajnerët të njoftohen për përkujdesin e shtuar dhe pregatitjen e nevojshme që duhet të bëjnë për të filluar dhe mbaruar me sukses procesin e korrje-shirjes.
Ndonëse shumica e autokombajnerëve kanë përvojë të gjatë në fushatën e korrje-shirjeve dhe i dinë mirë masat paraprake që duhet ndërmarrë para fillimit por edhe gjatë procesit të korrje-shirjes, ne megjithatë po ju njoftojmë se është e domosdoshme që të merrni këto masa:
-Të posedoni me masat mbrojtëse kundër zjarrit-aparatin për zjarrëfikje dhe masat tjera ndihmëse,