Për Projektet e Zhvillimit Rural nga MBPZHR për vitin 2012
Njoftojm fermerët e Komunës se Junikut se me datën: 21.02.2012, ne ora 10.00, ne sallën e Kuvendit Komunal do të mbahet një këshillim me fermerët e Komunës së Junikut mbi projektet e MBPZHR për vitin 2012.
Në këtë këshillim do të shpalosen të gjitha projektet nga MBPZHR për vitin 2012 siç janë: fermer që keni më shumë se 5 lopë qumështore, keni me shume se 30 dele ose dhi, planifikoni të investoni në pemishte, rrush tryeze, serra ose stalla, të mbjellin mbi një hektar me misër etj, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ofron përkrahje direket për fermerët te cilët investojnë deri ne 50% të shpenzimeve.
Për më shume informata, jeni të mirëpritur në zyrën për bujqësi në Komunën se Junikut zyratari Ali Gacaferi drejtoria për Zhvillim Ekonomik.