Të nderuar qytetarë të komunës JUNIKUT
Në qytetin tonë nga data 24.05.2017 në ora 10:00 në Sallën e Asamblesë Komunale te Junikut do të
bëhet hapja e ekspozitës në lidhje me vlerësimin preliminar të tokës në Komunën tonë.
Është hera e parë që toka në komunën tonë do të ketë një vlerë zyrtare.
Ministria e Financave, me mbështetjen e Suedisë, ka ndërmarrë një projekt për vlerësimin e të
gjithë tokës në Kosovë.
Dëshirojmë që të ju ftojmë se në këtë ekspozitë në komunën tonë ju mund të shihni rezultatin
e vlerësimit preliminar dhe se si është bërë ai. Ju gjithashtu do të mund të gjeni vlerën
preliminare të tokës suaj, si është kategorizuar parcela juaj dhe shumë e shumë informata. Për
të dhënë sqarime në lidhje me vlerësimin dhe klasifikimin e tokës në komunën tonë në ditën e
parë do të qëndrojnë edhe ekspertët Suedez dhe të Ministrisë së Financave-Departamentit të
Tatimit në Pronë.
Ju jo vetëm se do të njoftoheni në lidhje me vlerën e parcelës së juaj, por gjithashtu ftoheni që
të jepni komentet/vërejtët tuaja rreth rezultateve preliminare të vlerësimit dhe nëse komentet
e juaja do të jenë të argumentuara do të ndikojnë në ndryshim të vlerësimit përfundimtarë
Përveç tjerash një prej arsyeve të vlerësimit të tokës është se toka do të tatimoret në të
ardhmen. Kjo do të bëjë të mundur për komunën tuaj që të bëjë më shumë investime në
përmirësimin e jetës së përditshme për ju, familjen tuaj dhe për komunitetin tuaj.
Ekspozita ditën e pare do të mbahet në Sallën e Asamblesë Komunale ne Junik ndërsa gjatë
gjithë muajit ekspozita do të jetë e hapur ne zyrën e Tatimit në Pronë .
Për më shumë vizitoni ekspozitën në komunë tonë ose web faqen e tatimit në pronë.
Stafi i komunës – Zyra e Tatimit në Pronë ju Mirëpret!