Në kuadër të një projekti zhvillimor të mjedisit në bashkëpunim me albinfo.ch, katër ekspertë urbanistikë zviceranë kanë planifikuar një udhëtim në Kosovë ( 3 deri 6 shtator). Në mesin e aktiviteteve të ndryshme, ata dëshirojnë të kenë dy takime me dy komuna të Kosovës, prandaj edhe kemi përzgjedhur komunën e Junikut.
Ky grup është i përbërë me
-dy arkitektë, Guillaume Morsier dhe Valentin Kunik, drejtuës së byrosë së arkitekturës Kunik de Morsier Architecte, dhe ekspertë në ndërtimin e energjisë dhe të mjedisit (autorë të një studimi krahasues mes ndërtesave në Zvicër dhe Kosovë në fushën e banimit),
– një profesor i Universitetit të lartë të Friburgut ( Thierry Ursenbacher),
– si dhe një student (Nolan Stauffer) në Master ( Master of Sicence HES-SO in Engineering) në këtë universitet.
Qëllimi e këtij udhëtimi?
Studimi dhe zhvillimi i një projekti, i cili do të favorizonte izolimin termik të ndërtesave (shtëpi apo ndërtesa publike) në renovim apo në ndërtim. Prandaj, ky grup ekspertësh parashikon të takojë aktorë vendës të ndryshëm, të cilët mund të jenë të gatshëm apo të interesuar për të rinovuar/ndërtuar shtëpi ose ndërtesa publike me qëllim që të zvogëlojnë shpenzimet për energji (si p.sh. për ngrohje), duke përmirësuar komoditetin si dhe për të inkurajuar projekte ekologjike në Kosovë.
Idealisht, gjatë takimit në Komunën e Junikut do duhej të jenë të pranishëm aktorë që kanë qasje politike dhe shoqërore në vend, si dhe aktorë potencialë, të cilët mund të jenë të interesuar nga ky projekt. Gjithashtu, janë shumë të mirëseardhur profesionistët me njohuri mbi kornizën ligjore për projekte të tilla. Ekspertët zviceranë do t’ ju prezantojnë projektin e tyre, i cili do të mund të bëhet subjekt i një studimi që do të mundësonte bashkëpunimin me vendësit në favor të ndërtimeve/renovimeve të objekteve të ndryshme.
Ky projekt synon të mbledhë dhe të punësojë arkitektë, ndërtues, kontraktorë të ndërtimit, përgjegjës të shoqatave apo bankave të mikrokredive, banorët e Junikut, etj.
Me ç’rast arkitektët do t’ju prezantojnë konceptin e tyre (15 minuta), i cili është shumë ekonomik si dhe mjetet e analizës, objektivat e synuara, përfitimet ekonomike të projektit si dhe realizimin e tij shumë të thjeshtë e të volitshëm.
Ky takim me aktorët e Komunës së Junikut është një hap që do të mundësonte zhvillimin dhe bashkëpunimin në mes të sipërmarrësve të Zvicrës me ata të Kosovës, në mes institucioneve të Zvicrës dhe institucioneve komunale të Junikut, në mënyrë që të rritet cilësia e mjedisit dhe e zhvillimit ekonomik.
Vjosa Gervalla
Vjosa Gërvalla
Zv. –përgjegjëse
Avenue de la Gare 33
CH – 1001 Lausanne
Tél.: +41 21 349 43 62
+41 21 349 43 62
Natel: +41 78 881 31 36
+41 78 881 31 36
Fax.: +41 21 349 49 29
E-mail: info@albinfo.ch
Të nderuar,
Qytetarë të Junikut.
Ftoheni që të merrni pjesë në ligjëratën e cila do të mbahet në sallën e kuvendit të komunës së Junikut në ora 10 me datën 05.9.2014 (e premte), e të cilën do ta mbajnë një grup i ekspërtëve zviceranë.
Ligjërata ka të bëjë me fushën e ndërtimit të ndërtesave qoftë individuale apo kolektive, konkretisht pjesa e izolimeve termike, pjesë kjo shumë e rëndësishme pasi që në mënyrë të konsiderueshme e ulë çmimin e shfrytëzimit të një ndërtese çfarëdo qoftë ajo.
Ftohen për pjesëmarrje të gjithë të interesuarit e posaqërisht inxhinjerët, ndërtuesit dhe akterët tjerë në këtë fushë.
Informatat më të hollësishme i gjeni në tekstin e mëposhtëm.
Normal
0
false
false
false
EN-US
X-NONE
X-NONE
/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:”Table Normal”;
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-priority:99;
mso-style-parent:””;
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin-top:0in;
mso-para-margin-right:0in;
mso-para-margin-bottom:8.0pt;
mso-para-margin-left:0in;
line-height:107%;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:11.0pt;
font-family:”Calibri”,”sans-serif”;
mso-ascii-font-family:Calibri;
mso-ascii-theme-font:minor-latin;
mso-hansi-font-family:Calibri;
mso-hansi-theme-font:minor-latin;
mso-ansi-language:EN-US;
mso-fareast-language:EN-US;}