Ndërsa,pikat e rendit të ditës ishin :
1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar
2. Prezantimi i Raportit gjashtë mujor të punës
3. Shqyrtimi i Raportit Financiar Janar- Qershor 2011
4. Shqyrtimi i Kornizës Afatmesme Buxhetore 2012 – 2014 ( K.A.B)
5. Shqyrtimi i Rregullores së Tatimit në Pronë 2012
6. Shqyritimi dhe miratimi i Planit të Veprimit Rinor Lokal- Junik 2012 – 2014
7. Të ndryshme
Të gjitha pikat janë shqyrtuar në parim dhe janë miratuar ato të cilat ishin në pajtueshmëri të gjithë të pranishmit.
Është miratuar: Korniza Afatmesme Buxhetore 2012-2014, poashtu që sot hynë në fuqi Rregullorja për Tatimin në Pronë njëkohësisht u miratua Plani i Veprimit Rinor Lokal( KVRL).
Asambleistët e Kuvendit Komunal të Junikut, në mbledhjen e tetë me radhë
diskutuan dhe morren vendim unanimisht që burimi i ujit “Gurrat e Hasan Agës”
të mos i dhurohet ASKUJT. Sipas asambleistëve, ky burim është pronë dhe zonë
kadastrale e Junikut, gjë të cilën nuk e tolerojnë që të dhurohet.
“ Gurrat e Hasan Agës” janë burim jetik për qytetarët e Junikut.