EVSB është munduar të bëj bashkë të gjitha institucionet kompetente, duke filluar nga Komuna, Policia, Shërbimi Social e deri te shoqëria civile e cila po ashtu ka ndikimin e vet në rehabilitimin e marrëdhënieve njerëzore.
Në këtë takim u diskutua për dhunën që ushtrohet në familje si dhe kampanjat e deri tanishëm të realizuara nga institucionet e Kosovës. Deri më tani nuk ka asnjë hulumtim nga institucionet e Kosovës përveç statistikave lokale dhe ato nga rastet e paraqitura në polici apo shërbime sociale dhe strehimore. Se kush janë shkaktarët e dhunës u diskutua nga disa qytetarë junikas që sipas tyre është gjendja ekonomike, mirëpo saktësisht në vendin tonë nuk ka hulumtim të rasteve të dhunës dhe shkaktarëve të saj, identifikim të çështjeve të ndryshme sa i përket dhunës në familje.
EVSB është formuar në vitin 2010 me iniciativë të ICITAP-it dhe Komunës sonë, grupi i EVBSB-ve në Junik përbëhet prej 34 personave të cilët janë në gjendje gatishmërie për të ofruar ndihmën e tyre komunitetit. Roli i EVSB-ve është që ky ekip të adresoj problemet e qytetarëve tek institucionet apo edhe të kontribuoj në zgjidhjen e tyre. Po ashtu EVSB ka rol të rëndësishëm në sigurinë në bashkësi dhe kontribute të tjera të bashkëqytetarëve të tyre.
Trajnimet e mbajtura të EVBS-së
Siguria në trafik ligjëruar para nxënësve të shkollës fillore
Ndërsa me shkolla të mesme vetëdijesimi për fishekzjarrë.
EVSB sot mbajti takim me të gjithë
kontribuesit për shoqëri më të mirë, më të shëndetshme dhe pa dhunë. EVSB së bashku me Komunën e Junikut, Policinë e Kosovës, Mbrojtësit e viktimave dhe shërbimin social ka organizuar takim me qëllim të “Ndërtimit të Urave”për të sjellë të gjithë akterët që të kontribuojnë me diskutimin e tyre duke krijuar kushte për përmirësimin e marrëdhënieve ndërnjerëzore në nivel lokal që më vonë t`u përgjigjen rasteve të dhunës në familje.