Me këtë rast janë tri çmime, pozita e parë do të jetë grupi shkollor së bashku me arsimtarin përkatës fiton udhëtim në Disneyland në Paris dhe 50% bursë shkollimi në rast të regjistrimit në Shkollën Amerikane në Kosovë. Pozita e dytë, grupi fiton 1000(një mijë euro) dhe 40% bursë në rast të regjistrimit dhe pozita e tretë grupi fiton 30% bursë dhe 600 euro. Faza e parë është paraparë të përfundoj në fund të këtij muaji.
Sot në Junik në shkollën fillore “ Edmond Hoxha” u mbajt faza e parë e olimpiadës
së diturisë të organizuar nga American School of Kosova, për nivelin e klasave të pesta deri në të tetën. Kjo olimpiadë zhvillohet në tri faza, faza e parë është ese ku do të përzgjidhen dy grupe më të dalluara shkollore për secilën shkollë në Kosovë,faza e dytë është kualifikuese ku do të mbahet test nga shkencat natyrore dhe faza e tretë,pra finalja nga një grup nga secila komunë.