Znj. Jasiqi, tha se Komuna e Junikut në bashkëpunim me MPB dhe Ministri të tjera, vazhdon ti ndihmoj dhe mbështesë personat e kthyer nga shtet të të ndryshme të botës, si me gjëra ushqimore dhe higjienike, trajtime mjekësore, medikamente, plan biznese, akomodim etj, duke u krijuar atyre kushtet të mira për risocializim
Zyrtarja për Integrime Evropiane dhe Ri-integrim të personave të riatdhesuar, znj.Leonita Jasiqi, ka shpërndarë ndihma ushqimore dhe higjienike, për 20 Familje Junikase, të riatdhesuara, në vlerë prej 3000 eurove. Kjo është hera e tretë Brenda këtij viti, që po shpërndahen ndihma ushqimore dhe higjienike për këto familje.