Kryetari Kuçi, muzeun komunal e ka vendosur në këtë Kullë duke ruajtur monumentet kulturo-historike me vlerat e tyre dhe duke lënë bazë të mirë për brezat e së ardhmes. Andaj shndërrimi i rezidencave shqiptare nga Kulla në Muze është një nga artet më të vlefshme të trashëgimisë kulturore, e gjithsesi ky muze që do të vizitohet nga turistë vendorë e të huaj ku edhe do të shohin vlerën dhe traditën e junikasve në veçanti dhe shqiptarëve në përgjithësi.
Kulla është restauruar me bashkëfinancim të Ministrisë së Kulturës dhe Komunës sonë ku Ministrisë ka dhënë donacion me shumën prej 10.000 euro ndërsa Komuna jonë ka ndarë nga Buxheti Komunal 20.000 euro. Gjithësesi, Qeveria Komunale kërkon donatorë që t`a finalizojë këtë projket me rregullime të tjera të nevojshme për Muzeun.
Kulla e Hoxhaj-ve restaurimi i të cilës ka filluar muaj më parë tashmë ka arritur në vendosjen e tjegullave në kulm. Restaurimi i saj në vazhdimësi është bërë duke ruajtur vlerat e trashëgimisë kulturore dhe duke vëzhguar nga afër edhe nga vet i pari i Komunës z. Agron Kuçi, i cili është përkushtuar tej mase në ruajtjen e trashëgimisë kulturore materiale dhe jo materiale në Junik.