Kryetari i Komunës, Agron Kuçi gjatë takimit me ministren dhe dy ambasadorët i njoftoi ata me zhvillimet në vend, për historikun e Junikut dhe objektivat e qeverisë komunale, në veçanti për turizmin dhe ndryshimet e bujqësisë nga ekzistive në bujqësi intensive.
Ndërkohë, Ministrja Vlora Çitaku përgëzoi Kryetarin Kuçi dhe të tjerët për punën e tyre në riatdhesimin e junikasve dhe socializimin e 13 fëmijëve të riatdhesuar në procesin edukativo-arsimor. Ministrja Çitaku u zotua se familjet e riatdhesuara do të përkrahen nga Ministria e Integrimit Evropian. Ajo me këtë rast ka dhënë një mesazh” riatdhesimi është proces i cili kontribuon shumë në plotësimin e standardeve evropiane, qytetarët të cilët kërkojnë azil në vende të ndryshme evropiane nuk do të arrijnë ta posedojnë atë, duhet të ndalen kërkesat për azil dhe të informohen qytetarët për këtë çështje ”. Është hera e dytë që ministria Çitaku e viziton Junikun.
Zyrtari për integrime evropiane dhe të drejtat e njeriut, Beqë Gacaferi njoftoi ministren për familjen Krasniqi e cila po ndihmohet çdo dy muaj nga Ministria e Itegrimeve Evropiane, pra kjo është faza e parë për 6 muaj. Gacaferi poashtu infomoi znj.Çitaku për kërkesat që i janë dërguar ministrisë për 7 familje të riatdhesuara të cilat presin të ndihmohen nga ministira. Në Junik janë riatdhesuar gjithsej 12 familje, 7 prej tyre janë në proces të aprovimit dhe 5 familje të tjera presin aplikimin e tyre. Riatdhesimi është një proces i cili iu mundëson qytetarëve të kthyer nga perendimi që të përfitojnë nga fondi i Qeverisë së Kosovës për riintegrimin e personave të riatdhesuar( kthyer). Ky proces ka filluar në vitin 2009 në tërë Kosovë.
Vizita e Ministres Vlora Çitaku është vazhdimësi e vizitave të saj për t`u informuar me
rrjedhën e procesit të riatdhesimit në nivel komunal. Ministja Çitaku ishte nën përcjelljen
e stafit personal dhe dy ambasadorë, ambasadorin francez Jean Fraçois Fitou dhe atë grek, Dimitros Moschopulos.