Rruga e gjatë rreth 17 KM, për në fshatrat Jasiq, Gjocaj, Zharrë , Livadh i madh e deri në Koshare do të trasohet dhe shtrohet me zhavorr nga FSK-ja, ku derivatet janë siguruar nga Komuna e Junikut. Ministri me këtë rast tha se
kjo rrugë nuk do të përfundojë me kaq, ai premtoj që rruga do të trasohet dhe shtrohet me zhavorr deri te vendi i quajtur Gropa e Erenikut. Ndërsa, Kryetari Kuçi tha se këtë rrugë të filluar me ndihmën e FSK-së do ta përfundojmë me sukses, dhe se do të vazhdojë bashkëpunimi edhe më tutje. Kryetari falënderoj shumë Ministrin dhe ushtarët e tij për ndihmën që po i japin në vazhdimësi Junikut.
Ministri Çeku së bashku me antarët e kabinetit të tij, ushtarët u njohën me bukuritë e bjeshkëve të Junikut nga i pari i Junikut dhe zyrtarët e tjerë.
Ministri i FSK-së, Agim Çeku ka vizituar Junikun, saktësisht punimet rreth trazimit të rrugës
për në Bjeshkët e Junikut, të cilën FSK-ja ditë më parë e kishte filluar. Ministri Çeku përveç vizitës së ushtarëve të tij, ai u takua edhe me të parin e Junikut, Agron Kuçi dhe zyrtarë të tjerë komunal.