Nën udhëheqjen e gazetarit Xhevdet Kallaba dhe Zyrtarit për Turizëm në Komunën e Junikut, Leonard Llolluni sot një grup turistësh nga Zvicra vizituan Kullat e Junikut. Ata vizituan Kullën e Hoxhajve e cila funksionon si Bibliotekë e qytetit, Qendrën Rajonal të Turizmit në Kullën e Isufajve, Atelienë e piktorit junikas, Hasan Fetaj dhe Kullën e familjes Llolluni. Grupi përbëhej nga mësues të ciklit të ulët fillor, të cilët u entuziazmuan nga trashëgimia kulturore e Junikut dhe traditat e shqiptarëve.