U mbajte mbledhja e VIII-të e rregullt e Kuvendit Komunal te Junikut.
Temat qe u diskutuan ne ketë takim te Kuvendit Komunal te Junikut ishin:
1. Shqyrtimi i draft Rregullores mbi Tatimin ne Prone për vitin 2011,
2. Shqyrtimi i Kornizës Afatmesme Buxhetore Komunale 2011-2013,
3. Shqyrtimi i transferimit te mjeteve te mbetura nga projektet ekzistuese ne projekte te tjera,
4. Shqyrtimi i rritjes se buxhetit te planifikuar për te hyrat vetanake ,
5. Shqyrtimi i draft Statutit te Komunës se Junikut pas shqyrtimit publik,
6. Shqyrtimi i draft Rregullores për te Drejtat,Detyrat dhe Përgjegjësitë e Nxënësve te Shkollës se Mesme te Komunës se Junikut.
Nga pika 1. e rendit te ditës u jepen sqarime nga drejtori i Ekonomisë dhe Financave rreth draft rregullores mbi Tatimin ne Pronë për vitin 2011,dhe pas diskutimeve nga ana e anëtarëve te kuvendit u aprovua kjo draft rregullore.
Nga pika 2 e rendit te ditës gjithashtu pas sqarimeve nga ana e drejtorit te Ekonomisë dhe Financave u aprovua Korniza Afatmesme Buxhetore Komunale 2011-2013 pas disa diskutimeve dhe vërejtjeve nga ana e anëtareve te kuvendit.
Në pikat 3. dhe 4. gjithashtu u kërkuan sqarime rreth mjeteve te mbetura dhe shqyrtimit te rritjes se buxhetit te planifikuar për ter hyrat vetanake nga ana e anëtareve te kuvendit ku sqarime rreth këtyre dy temave japi Kryetari i Komunës se Junikut z. Agron Kuqi e gjithashtu edhe drejtori I Ekonomisë dhe Financave z. Arten Hamzaj.
Nga pika 5 u aprovua Draft Statuti i Komunës se Junikut i cili pas shqyrtimit publik dhe pas ndryshimeve qe u bene nga ana e komisionit te statutit qe ishin te propozuara nga mbledhja e kaluar nga ana e anëtarëve .
Nga pika 6 ku draft rregullorja për te Drejtat ,Detyrat dhe Përgjegjësitë e Nxënësve te shkollës se mesme te Komunës se Junikut u mirëprit dhe u përkrah nga ana e Anëtarëve te Kuvendit ,ku u kërkua qe kjo draft rregullore te kaloj ne diskutim publik.
Ndërsa në të ndryshme u kërkua sqarim nga ana e kryetarit dhe drejtorit te arsimit për drejtorin e shkollës se mesme se si është duke e ushtruar detyrën dhe po ashtu edhe për pranimin e profesorëve te rinj dhe largimin e profesorëve aktual.
Temat qe u diskutuan ne ketë takim te Kuvendit Komunal te Junikut ishin:
1. Shqyrtimi i draft Rregullores mbi Tatimin ne Prone për vitin 2011,
2. Shqyrtimi i Kornizës Afatmesme Buxhetore Komunale 2011-2013,
3. Shqyrtimi i transferimit te mjeteve te mbetura nga projektet ekzistuese ne projekte te tjera,