Gjysmë finalja e parë u zhvillua në mes të Liburnit të Gjakovës dhe Junikut. Fitues i kësaj ndeshje ishte Juniku, me një rezultat 7:3, falë lojës shumë të shkëlqyer të lojtarëve junikas. Shënues për Junikun ishin: Avdyl Maloku dhe Muhamet Maloku, me nga 2 gola, kurse Muharrem Sarqini, Drilon Shehu dhe Valdrin Qestaj me nga 1 gol.
Gjysmë finalja e dytë u zhvillua në mes të Feeniksit të Drenasit dhe BB Llapi. Fitues i kësaj ndeshje ishte Feeniksi nga Drenasi, me rezultat 7:2.
Finalja u zhvillua në mes të Junikut dhe Feeniksit nga Drenasi, ku Feeniksi shënoi fitore me rezultat 4:0 dhe kështu u bë fitues i Trofeut “Shkëlzen Haradinaj 2014”, ndërsa Juniku u rendit në vendin e dytë, pasi bëri një paraqitje tejet të shkëlqyer në këtë turnir. Shpërblimet u ndanë nga Kryetari i Komunës së Prishtinës z. Shpend Ahmeti dhe Kryetari i FFK – së z. Fadil Vokrri.
Për nder të 15 vjetorit të rënies heroike të Heroit të Kombit Gjeneral Major Shkëlzen Haradinaj, në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë, është mbajtur Turniri përkujtimor në Futsall: “Shkëlzen Haradinaj 2014”. Ky turnir është organizuar nga Federata e Futbollit të Kosovës në bashkëpunim me Aleancën e të Rinjve të Kosovës. Pjesëmarrës të këtij Turniri ishin katër ekipet më cilësore të Futbollit të Kosovës, e këto janë: Liburni/Gjakovë, Juniku, BB Llapi dhe Feeniksi/Drenas.
Normal
0
false
false
false
SQ
X-NONE
X-NONE
/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:”Table Normal”;
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-priority:99;
mso-style-parent:””;
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin-top:0in;
mso-para-margin-right:0in;
mso-para-margin-bottom:10.0pt;
mso-para-margin-left:0in;
line-height:115%;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:11.0pt;
font-family:”Calibri”,”sans-serif”;
mso-ascii-font-family:Calibri;
mso-ascii-theme-font:minor-latin;
mso-hansi-font-family:Calibri;
mso-hansi-theme-font:minor-latin;
mso-fareast-language:EN-US;}