85 nxënës të Gjimnazit “Kuvendi i Junikut”, ju kanë nënshtruar të shtunën pjesës së parë të Testit Shtetëror të Maturës, test ky që mbahet në të gjitha shkollat e vendit. Ky test përfshinë tri drejtime, si në vijim:
· Drejtimin e Shkencave Shoqërore,
· Drejtimin e Shkencave Natyrore, dhe
· Drejtimin Matematikë dhe Informatikë.
Testi ka filluar me kohë dhe gjithçka ka shkuar në rregull, ka pohuar Kryetarja e Komisionit Mbikëqyrës znj.Shqipe Vllasaliu.
Ndërsa, pjesa e dytë e Testit Shtetëror të Maturës do të mbahet ditën e shtunë, date 20 Qershor 2015.
Nxënësit të cilët nuk arrijnë që të kalojnë Testin Shtetëror të Maturës, do të kenë mundësi që ti nënshtrohen sërish testit, në muajin Gusht të vitit 2015.