Të pranishëm në këtë takim ishin Kryetari i Komunës z. Agron Kuçi me stafin e tij dhe një numër i konsiderueshëm i qytetarëve.
Kryetari i Komunës z. Agron Kuçi, para pjesëmarrësve, prezantoi të arriturat e Komunës së Junikut, projektet të cilat janë në fazën e realizimit si dhe sfidat, gjatë periudhës gjashtëmujore Janar – Qershor 2015. Gjithashtu, ai prezantoi edhe projektet të cilat planifikon Komuna ti realizoj këtë vit dhe në vitet në vazhdim.
Të pranishmit, paraqiten shqetësimet dhe kërkesat e tyre, me shpresë se do të merren parasysh. Gjithashtu, ata falënderuan të parin e Komunës z. Agron Kuçi dhe stafin e tij, për të arriturat e shumta të Komunës, të cilat kanë përmirësuar dukshëm jetën e qytetarëve.
Kryetari Kuçi, u zotua prapë se do të punojmë që të zhvillojmë dhe rindërtojmë infrastrukturën lokale, të përmirësojmë mjedisin dhe kushtet e jetesës, të përmirësojmë shëndetin e qytetarëve si dhe të kemi shërbime efikase e të cilësisë së lartë që u përgjigjen nevojave të qytetarëve.
Bazuar në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale Nr.03/L-040, Neni 68 dhe Statutit të Komunës së Junikut, Neni 60, sot në Sallën e Asamblesë Komunale është mbajte Takimi Publik me Qytetarë, takim ky i organizuar nga Komuna e Junikut.