Pas hapjes së punimeve të Kuvendit Komunal nga ana e Kryesuesit z. Faik Tofaj, u aprovua rendi i ditës me pikat e cekura më lartë.
Pika 1 e rendit të ditës: Procesverbali nga mbledhja e kaluar u diskutua me ç ‘rast u dhanë vërejtje dhe plotësime nga ana e kuvendarëve. Me vërejtjet dhe sugjerimet e tyre u bë aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar inauguruese.
Pika 2 e rendit të ditës: Në vazhdim kanë dhënë betimin dy anëtarët e rinjë të Kuvendit: z. Zenel Maloku nga LVV, i cili e zëvendësoi z. Rexhep Pepshin, i cili ka dhënë dorëheqje nga pozita e anëtarit të Kuvendit për arsye personale dhe Ibrahim Miroci nga AAK, i cili zëvendësoi z. Zenel Kuqi, i cili është emëruar nga Kryetari Drejtor i Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Inspekcion.
Pika 3 e rendit të ditës: Kryetari i Komunës z. Agron Kuçi, i njoftoi anëtarët e Kuvendit me përbërjen e re të Qeverisë Komunale, që janë:
Nënkryetar i Komunës – z. Myrtë Velijaj,
1. Drejtor i Administratës së Përgjithshme – z. Besmir Gacaferi,
2. Drejtor i Shërbimeve Publike dhe Inspekcion – z. Zenel Kuçi,
3. Drejtor për Buxhet dhe Financa – z. Avdyl Gjota,
4. Drejtor për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport – z. Muzli Isufaj,
5. Drejtor për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale – z. Muharrem Krasniqi,
6. Drejtor për Urbanizëm, Kadastër dhe Mjedis – z. Hasan Krasniqi,
7. Drejtor i Zhvillimit Ekonomik – z. Leonard Llolluni.
Pika 4 e rendit të ditës: Gjithashtu në këtë mbledhje Kuvendi i Komunës me propozimin e Kryesuesit përcaktoi edhe orarin e mbledhjeve për Vitin 2014.
Pika 5 e rendit të ditës: Më pastaj anëtarët e Kuvendit Komunal në përputhje me ligjin e Vetëqeverisjes Lokale dhe Statutin e Komunës zgjodhën anëtarët e Komiteteve të përhershme:
1. Komiteti për Politikë dhe Financa i cili do ti ketë 5 anëtarë, me këtë përbërje:
· Faik Tofaj – AAK Kryesues i Komitetit,
· Behare Qestaj – AAK
· Xhavit Velijaj – LDK
· Bleranda Gacaferi – LVV
· Nevruz Krasniqi – PDK
2. Komiteti për Komunitete, i cili do ti ketë po ashtu 5 anëtarë, me këtë përbërje:
· Ibrahim Miroci – AAK
· Sadri Krasniqi – LDK
· Mulla Esat Hoxha – Komuniteti Fetar
· Avni Muslijaj – Komuniteti Fetar
· Haxhi Krraku – Komuniteti i Arsimit
E kryesuar nga Kryesuesi i Kuvendit Komunal z. Faik Tofaj, sot është mbajt mbledhja e parë e Kuvendit Komunal. Z. Tofaj, në fillim i përshëndeti gjithë të pranishmit dhe iu uroj mirë se ardhje dhe më pas kërkoi nga anëtarët e Kuvendit miratimin e rendit të ditës me pikat si në vijim:
1.Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,
2. Dhënia e betimit të dy anëtarëve të ri të Kuvendit ( z. Zenel Maloku dhe
z. Ibrahim Miroci),
3. Prezantimi i qeverisë komunale nga ana e kryetarit të komunës,
4. Marrja e vendimit për caktimin e orarit të mbajtjes se mbledhjeve të kuvendit,
5. Themelimi i Komiteteve të përhershme:
a) Komiteti për Politikë dhe Financa
b) Komitetit për Komunitete,
6. Të ndryshme.