Kryetari i Komunës z. Agron Kuçi, para pjesëmarrësve, prezantoi të arriturat e deritanishme të Komunës së Junikut, projektet të cilat janë në fazën e realizimit dhe projektet të cilat planifikon Komuna ti realizoj vitin e ardhshëm. Z. Kuçi, po ashtu foli edhe për zhvillimin e Turizmit të Junikut, që është një prioritet i Qeverisë aktuale. Ai tha, se me zhvillimin e turizmit, Juniku do të bëhet një qendër atraktive, jo vetëm për Junikasit, por edhe për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.
Drejtori për Buxhet dhe Financa z. Avdyl Gjota, prezantoi buxhetin Komunal për vitin 2014. Ai tha se Qeveria e Kosovës për vitin e ardhshëm, ka ndarë 1,180,059 euro, për Komunën e Junikut.
Grandi i Përgjithshëm : 658,319.00 euro,
Grandi për Arsim: 387,085.00 euro,
Grandi për Shëndetësi: 134,655.00 euro,
Të Hyrat Vetanake: 89,250.00 euro.
Gjithsej, Buxheti i Komunës për vitin 2014, do të jetë 1,269,309 euro.
Vlen të theksohet se vitin e ardhshëm, krahasuar me këtë vit, parashikohet se do të ketë rritje të te hyrave vetanake.
Të pranishmit, falënderuan të parin e Komunës z. Agron Kuçi dhe stafin e tij, për të arriturat e shumta të Komunës, të cilat kanë përmirësuar dukshëm jetën e qytetarëve.
Kryetari Kuçi, u zotua prapë se do të punojmë që të zhvillojmë dhe rindërtojmë infrastrukturën lokale, të përmirësojmë mjedisin dhe kushtet e jetesës, të përmirësojmë shëndetin e qytetarëve, të promovojmë dhe zhvillojmë talentet dhe shkathtësitë në biznes të qytetarëve tanë si dhe të kemi shërbime efikase e të cilësisë së lartë që u përgjigjen nevojave të qytetarëve.
Bazuar në Ligjin mbi Buxhet dhe Financa të Republikës së Kosovës, Drejtoria për Buxhet dhe Financa në Komunën e Junikut, organizoi dëgjimin e parë publik për Buxhetin Komunal 2014-2016, me qytetarët Junikas, ku u prezantua Korniza Afatmesme Buxhetore.
Të pranishëm në këtë takim ishin Kryetari i Komunës z. Agron Kuçi me stafin e tij, një numër i konsiderueshëm i qytetarëve dhe organizata joqeveritare.
Normal
0
false
false
false
SQ
X-NONE
X-NONE
/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:”Table Normal”;
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-priority:99;
mso-style-parent:””;
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin-top:0in;
mso-para-margin-right:0in;
mso-para-margin-bottom:10.0pt;
mso-para-margin-left:0in;
line-height:115%;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:11.0pt;
font-family:”Calibri”,”sans-serif”;
mso-ascii-font-family:Calibri;
mso-ascii-theme-font:minor-latin;
mso-hansi-font-family:Calibri;
mso-hansi-theme-font:minor-latin;
mso-fareast-language:EN-US;}