Jemi mbledhur sot këtu që të kujtojmë dhe nderojmë me pietet të lartë jetën dhe veprën e Dëshmorit të Kombit Avdi Ibish Krasniqi, këtij patrioti të pathyeshëm e kryengritës, të cilin OZNA e kishte halë në sy për disa vite. Kështu, në pamundësi që ta bënë njeri të padëgjueshëm të regjimit, atë e burgosin dhe nga torturat më ç ‘njerëzore e vrasin në kaza matet serbo-sllave në Pejë. Fat të njëjtë përjetuan edhe patriotët dhe nacionalistët e tjerë junikas si: Mehmet Tahir Isufaj, Haxhi Ali Miftari, Halit Zeqë Krasniqi, Islam Ahmet Fetaj dhe Qerim Fetah Gaxherri si dhe shumë arrestime, tortura tjera të burrave të Junikut. Këto ngjarje jo që e friksuan popullatën e Junikut dhe e thyen ndjenjën nacionaliste por përkundrazi akoma dhe më shumë e rritën atdhe dashurinë dhe kërkesën për liri dhe çlirim kombëtar.
Bashkëqytetarë dhe mysafirë të nderuar!
Juniku Sot është veshur edhe me heroizmin e Avdi Ibish Krasniqit dhe bashkëpatriotëve të kohës, prandaj duhet të krenohemi me të. Avdi Krasniqi është formësuar me traditat e pastra të atdhedashurisë së junikasve të kultivuara nëpër odat e burrave dhe heroizmin e pamat të baballarëve të tyre nacionalistë për të vetmin qëllim, çlirimin e atdheut dhe lirinë e tij.
Ne sot me nderë e respekt po e përkujtojmë dhe nderojmë veprën e madhe dhe të lavdishme të bashkëqytetarit tonë, atdhetarit të shquar të çështjes kombëtare Avdi Krasniqit duke u përulur para nderit të madh që i bëri Junikut dhe kombit të tij.
Ndaj të nderuar pjesëmarrës, bashkëqytetarë të nderuar, më lejoni që si përfaqësues i institucioneve tona lokale, të shpreh ndjenjën dhe respektin tonë më të lartë për këtë figurë kombëtare. Në emër të Komunës së Junikut dua të shpreh konsideratën tonë më të lartë për këtë njeri fisnik dhe atdhetar, këtë dëshmor të lirisë i cili krahë bashkë junikasve të tjerë të shumtë, sot është bërë gur themel i lirisë së Kosovës.
Avdiu, prore do të mbete në kujtimet e bashkë kohanikëve të tij dhe pasardhësve që do t’i ndjekin gjurmët e ndritura jetësore që i trasoi gjatë gjithë jetës së tij.
LAVDI AVDI IBISHT, LAVDI DESHMORËVE DHE MARTIRËVE TË JUNIKUT E TË ATDHEUT TË RËNË NËPËR VITE E KOHË!
Po sot, në varrezat e Qokut është bërë edhe zbulimi i Pllakës Përkujtimore të Avdi Ibish Krasniqi – Dëshmorë i Kombit.
Nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Junikut z. Agron Kuçi, sot është mbajt Akademi Përkujtimore për Dëshmorin e Kombit Avdi Ibish Krasniqi. Në këtë Akademi morën pjesë një numër i madh njerëzish. Të pranishmëve ju drejtua me një fjalë rasti Kryetari i Komunës së Junikut z. Agron Kuçi. Në Vazhdim po e prezantojmë fjalën e Kryetarit Kuçi mbajtur në Akademi:
Të nderuar familjarë të dëshmorëve dhe martirëve të kombit, veteranë dhe invalidë të Luftës së UÇK-së, e nderuara Familja Krasniqi, përfaqësues të institucioneve nga të gjitha nivelet, media të respektuara, bashkëqytetarë të Junikut, zonja dhe zotërinj, të nderuar të pranishëm!
Normal
0
false
false
false
SQ
X-NONE
X-NONE
/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:”Table Normal”;
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-priority:99;
mso-style-parent:””;
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin-top:0in;
mso-para-margin-right:0in;
mso-para-margin-bottom:10.0pt;
mso-para-margin-left:0in;
line-height:115%;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:11.0pt;
font-family:”Calibri”,”sans-serif”;
mso-ascii-font-family:Calibri;
mso-ascii-theme-font:minor-latin;
mso-hansi-font-family:Calibri;
mso-hansi-theme-font:minor-latin;
mso-fareast-language:EN-US;}