Propozimin e vetë Grupi i Këshilltarëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës e ka arsyetuar me rritjen e transparencës dhe me pjesëmarrjen e grupeve shoqërore në këtë çështje, e cila nuk është vetëm e drejtë e Partive Politike të përfaqësuara në Kuvend, meqë emërtimi i rrugëve do të ishte me interes të ketë të involvuara sa më shumë grupe të interesit me qëllim të përfshirjes së të gjitha gjeneratave dhe personaliteteve që kanë kontribuar për Junikun dhe vendin.
Përkundër insistimit të grupit të këshilltarëve të Aleancës dhe mbështetjes së Kryetarit të Komunës z. Agron Kuçi, përfaqësuesit e subjekteve politike në Kuvend LDK, PDK dhe VV nuk aprovuan këtë kërkesë duke këmbëngulur që Komisioni të jetë i përbërë vetëm nga anëtarët e Partive Politike të përfaqësuara në Kuvend.
Me shumicë votash nuk kaloi Kërkesa e Grupit të Këshilltarëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, kështu që Komisioni Komunal për emërtimin e rrugëve dhe shesheve do të përbëhet vetëm nga anëtarët e partive politike të përfaqësuara në Kuvend.
Përkundër këtij Vendimi, Udhëheqja Komunale mendon se padrejtësisht Kuvendi ka eliminuar nga pjesëmarrja në këtë Komision kategoritë shoqërore, të cilët do të kontribuonin në punën e Komisionit në përcaktimin e emrave për rrugët, sheshet dhe lagjet urbane në Komunën e Junikut, aq më tepër kur dihet se Juniku është një vendbanim që ka dhënë një kontribut të çmuar si në të kaluarën ashtu edhe në ngjarjet e fundit që janë zhvilluar në vendin tonë.
Në mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Junikut të mbajtur me datë 29.04.2014, ku është diskutuar Vendimi për formimin e Komisionit Komunal për emërtimin e rrugëve, shesheve dhe lagjeve urbane në Komunën e Junikut, grupi i këshilltarëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka propozuar që në Komisionin Komunal për emërtim të jenë të përfaqësuara edhe Shoqatat e dala nga Lufta dhe Shoqëria Civile.
Normal
0
false
false
false
SQ
X-NONE
X-NONE
/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:”Table Normal”;
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-priority:99;
mso-style-parent:””;
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin-top:0in;
mso-para-margin-right:0in;
mso-para-margin-bottom:10.0pt;
mso-para-margin-left:0in;
line-height:115%;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:11.0pt;
font-family:”Calibri”,”sans-serif”;
mso-ascii-font-family:Calibri;
mso-ascii-theme-font:minor-latin;
mso-hansi-font-family:Calibri;
mso-hansi-theme-font:minor-latin;
mso-fareast-language:EN-US;}