Bazuar në Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale (LVL) Nr. 03/L-040, neni 43.3, dhe Statutit të Komunës së Junikut neni 25.2 Kryesuesi i Kuvendit, ju bënë ketë:
FTESË
Për: Anëtarët e Kuvendit Komunal Junik
Nga: Sinan Gacaferi –Kryesues i Kuvendit Komunal
Lënda: Mbledhja e parë e rregullt e Kuvendit Komunal
Vendi: Salla e Kuvendit Komunal Junik
Data: 30.01.2012, ora 10 00
Rendi i ditës
1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,
2. Shqyrtimi i draft – Propozimit për Planin e punës se Kuvendit Komunal për vitin 2011,
3. Shqyrtimi i draft – Vendimit për orarin e takimeve të Kuvendit për vitin 2012,
4. Shqyrtimi i draft Rregullores për rregullimin e përdorimit të pijeve alkoolike në lokalet publike në territorin e Komunës së Junikut,
5. Shqyrtimi i kërkesave nga Drejtoria për Buxhet dhe Financa:
• Kërkesa për bartjen e te hyrave të pashpenzuara te vitit 2011 për shpenzime ne vitin 2012,
• Kërkesa për ndryshimin e planit te buxhetit për te hyrat vetanake për vitin 2011 sipas këtyre kategorive.
6. Të ndryshme.