Kuvendi Komunal i Junikut, sot votoi për shtyrjen e aprovimit te buxhetit te komunës për vitin 2016, duke shprehur pakënaqësinë me ndarjet buxhetore qe i janë bere komunës se Junikut nga Ministria e Financave.
Arsyetimi bazohet në zvogëlimin e buxhetit të komunës se Junikut për 114,468.00 Euro, krahasuar me vitin 2015.
Shqetësim serioz nga ky ndryshim paraqet buxheti për investime kapitale, ku për vitin 2016 janë parapare vetëm 77,791.00 Euro ( që mbetën të financohen të gjitha nga të hyrat vetanake te cilat priten qe te inkasohen gjate vitit 2016) ose shprehur në investime për koke banori 12.79 Euro.
Po ashtu edhe te kategoria e pagave dhe mëditjeve ka shkurtime buxhetore, përkundër asaj që nuk kemi shkurtime te stafit.