3. Themelimi i këtij Asociacioni/Zajednicë me pushtet të ndërmjetëm, e tejkalon çdo qëllim të organizimit të pushtetit lokal si organizim themelor administrativ. Qëllimi i këtij etniteti legal nuk është asgjë tjetër veçse një strukturë formale me baza etnike që përjashton të gjithë qytetarët të tjerë që nuk janë të përkatësisë kombëtare serbe.
4. E themeluar me përmbajtje tërësisht në kundërshtim me Kushtetutën e Republikë së Kosovës, legjislacionin pozitiv nga fusha e organizimit të pushtetit lokal dhe atij përkitazi me financat publike të pushtetit lokal, Kartës Evropiane Për Vetëqeverisje Lokale (Strasburg, 15 tetor 1985).
5. Kuvendi i Komunës së Junikut nxjerrë qëndrim për arsyet e mësipërme:
5.1 Kuvendi i Komunës së Junikut nuk do të njoh një formacion juridik i quajtur Asociacion/ Zajednicë e Komunave me Shumicë Serbe, duke përfshirë vendimet që do të merren nga organet e këtij konstruksioni formal kundërkushtetues;
5.2 Kuvendi i Komunës së Junikut zotohet se nuk do të mbajë asnjë raport me strukturat e këtij organizimi Asociacioni/Zajednicë që është me prapavijë të spastrimit etnik;
5.3 Kuvendi i Komunës së Junikut i bënë thirrje Qeverisë së Kosovës që të heqë dorë nga cilido veprim, i cili do t’i kontribuojë themelimit të Asociacionit/Zajednicës;
5.4 Asnjë marrëveshje qoftë për Zajednicë, qoftë për Demarkacionin me Malin e Zi, që bien ndesh me interesat e Kosovës dhe territorin e saj, nuk është i pranueshëm për Komunën e Junikut.
5.5 Kjo Deklaratë do të hyjë në fuqi ditën e miratimit të saj nga Kuvendi i Komunës së Junikut.
Sot, Kuvendi Komunal i Junikut, në mbledhjen e saj të Njëmbëdhjetë të rregullt, miratoi Planin Lokal të Veprimit për Ri integrim të Personave të Riatdhesuar dhe Deklaratën kundër formimit të “ Bashkësisë së Komunave me shumicë serbe”.
Në vazhdim po e prezantojmë të plotë Deklaratën kundër formimit të “ Bashkësive të Komunave me shumicë serbe “:
D E K L A R A T Ë
1. I ashtuquajturi Asociacioni/Zajednica i/e komunave me shumicë serbe shprehë themelimin e një etniteti juridik të themeluar mbi bazën e pastrimit etnik të shqiptarëve.
2. Themelimi i një Asociacioni të tillë, krahas dëmit juridiko-administrativ dhe organizimit shtetëror që i bënë Republikës së Kosovës si shtet me karakter unitar të përkufizuar me Kushtetutë, juridizon formalizimin e një strukture juridike me tipare etnike. Me këtë karakter tani më të përkufizuar me Marrëveshjen e Brukselit dhe me marrëveshjen e fundit të datës 25 gusht 2015, Republika e Kosovës po bëhet shtet diskriminues ndaj shumicës shqiptare, por edhe ndaj qytetarëve të tjerë që janë shtetas të Republikës së Kosovës.
Normal
0
false
false
false
SQ
X-NONE
X-NONE
/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:”Table Normal”;
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-priority:99;
mso-style-parent:””;
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin-top:0in;
mso-para-margin-right:0in;
mso-para-margin-bottom:10.0pt;
mso-para-margin-left:0in;
line-height:115%;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:11.0pt;
font-family:”Calibri”,sans-serif;
mso-ascii-font-family:Calibri;
mso-ascii-theme-font:minor-latin;
mso-hansi-font-family:Calibri;
mso-hansi-theme-font:minor-latin;
mso-ansi-language:SQ;}