Të rinjtë falënderuan përfaqësuesit e organizatës GIZ të cilët edhe kanë ndërtuar qendrën rinore dhe janë munduar që të japin maksimumin që kjo qendër të jetë e pajisur mirë dhe funksionale për të rinjtë. Rëndësia e këtij takimi ishte jashtëzakonisht e madhe sepse u diskutua për konsolidimin e OJQ-ve rinore dhe funksionimin e tyre, si dhe përgatitjen e strategjisë së punës.
Günter Grzybek, shef i organizatës GIZ potencoi se sipas tij deri më tani kanë hasur në shumë vështirësi si vet organizata ashtu edhe të rinjtë e Junikut. Më tutje, përfaqësuesi i GIZ tha se të rinjve nuk duhet tu mungojë ideja dhe vullnet për punë ndërsa , organizata që ai drejton është e gatshme që të investojë edhe më tutje.
Ndërsa përfaqësuesi i OSBE në kuadër të monitorimit të punës në rajonin e Junikut po ashtu ishte i pranishëm dhe me këtë rast përshëndeti të pranishmit dhe pohoi mbështetjen e organizatës ku ai punon.
Në përfundim të takimit anëtarët e Kuvendit me shumicë votash zgjodhën edhe kryesinë e re dhe Bordin e KVRL-së, në këtë përbërje:
1. Dafina Gacaferi- Kryetare
2. Musë Zeka – Nënkryetar
3. Arijana Xhuli- Nënkryetare
Anëtarët e Bordit të KVRL-së:
Dafina Gacaferi nga “Vizioni i Shekulliut 21“
Arjana Xhuli nga përfaqësuesit e shkollës fillore,
Muse Zekaj nga përfaqësues nga shkolla e mesme
Elida Gaccaferi nga ansambli kulturor “ Baba Mixhë”
Ftesa Gaxherri nga përfaqësuese nga OJQ ”Qershiza”
Arijanit Kuçi nga klubi “Atletika”
Normal
0
false
false
false
EN-US
X-NONE
X-NONE
/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:”Table Normal”;
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-priority:99;
mso-style-qformat:yes;
mso-style-parent:””;
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin:0in;
mso-para-margin-bottom:.0001pt;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:11.0pt;
font-family:”Calibri”,”sans-serif”;
mso-bidi-font-family:”Times New Roman”;}
Kuvendi i dytë i KVRL –së në Junik i mbajtur më datë 12/09/2012. Në Kuvend morën pjesë përfaqësues të organizatave rinore të Junikut, ku secila organizatë kishte nga dy anëtarë përfaqësues.Në këtë takim përveç që u diskutua për shumë aktivitete, po ashtu bashkëpunimi i organizatave rinore së bashku me GIZ-in morën përgëzimet e tyre për punën dhe bashkëpunimin e deri tanishëm që kishin mes vete.