Anëtarët e këtij komiteti janë: Kryesuesi i Kuvendit Sinan Gacaferi, Auditori i Brendshëm Visar Tofaj, në cilësinë e sekretarit të komitetit, Asambleist nga radhët e AAK-së Rasim Maloku, Asambleiste nga radhët e LDK-së Vlora Ga
xherri dhe anëtari i fundit ende nuk është vendosur dhe do të jetë nga radhët e shoqërisë civile. Ky Komitet themelohet në përputhje me Ligjin për Auditim të Brendshëm, Udhëzim Administrativ Nr. 11/2010 për themelimin dhe funkcionimin e komitetit të auditimit në subjektin e sektorit publik si dhe ne bazë të rekomandimeve nga raporti i Auditorit të Përgjithshëm të Kosovës për vitin 2010, për Komunën e Junikut.
Pikat e rendit të ditës të cilat u diskutuan janë:
1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar, u miratua pa ndonjë diskutim.
2. Shqyrtimi i kërkesës nga Drejtoria për Buxhet dhe Financa për ndryshimin e planit te buxhetit për te hyrat vetanake për vitin 2011. U miratua pas disa diskutimeve rreth sqarimit të këtij plani.
3. Shqyrtimi i draft Rregullores për rregullimin e përdorimit të pijeve alkoolike në lokalet publike në territorin e Komunës së Junikut. Kjo draft rregullore u miratua në parim dhe pas propozimeve të asamblistëve rregullorja do të modifikohet dhe shqyrtohet me publikun, para se të miratohet versioni përfundimtar nga ana e KK.
4. Shqyrtimi i raportit të punës për periudhën Janar – Tetor 2011, nga Drejtoria për Zhvillim Ekono
mik – Sektori i Pylltarisë. Nga diskutimi për këtë raport u theksua se kjo drejtori përveç që ka probleme me prerësit ilegalë të pyjeve dhe dëmtimit të tyre, poashtu kanë probleme me qytetarët të cilët janë paisur me leje për prerje të drunjëve, e cila është keqpërdorur në shumë aspekete duke tejkaluar sasinë dhe duke dhënë lejen e tyre për prerje personave të tjerë, me ç’rast dëmi i shkaktuar është i pakompensueshëm.
5. Të ndryshme.
Në pikën e fundit është diskutuar për energjinë elektrike si problem aktual jetik për qytetarët e Junikut, duke pasur parasysh faktin që banorët janë pagues të rregullt të obligimeve ndaj KEK-ut. Ndërsa si çështje tjetër është diskutuar edhe eliminimi i qenëve endacak që rrezikon shkollarët por edhe të tjerët në këtë zonë.
Në takimin e radhës të mbajtur sot në Kuvendin e Komunës është diskutuar
për pikat e parapara të rendit të ditës si dhe për çështjet të cilat janë jetike
për qytetarët e këtushëm. Ndërkohë, Kryetari i Komunës Agron Kuçi themeloi
Komitetin për Auditim, i cili kërkoi nga asambleistët që të propozojnë kolegët
e tyre asambleistë nga secila parti, duke krijuar kështu vend për transparencë.