Kryetari Kuçi, tha se ndjehet shumë mirë kur viziton këto lagje dhe takon banorët e këtushem, të cilët shprehen se janë shumë të kënaqur me punët të cilat po kryhen.
Kryetari Kuçi bëri edhe hospitimin e cilësisë së punimeve me ç’rast u nda i kënaqur me ecurinë dhe cilësinë e deritanishme të punimeve. Në bashkëbisedim me punëkryerësit, Kryetari kërkoi nga ata që punimet të kryhen me cilësi të lartë dhe me afat të paraparë sipas kontratës. Punëkryerësit e siguruan Kryetarin Kuçi se do tu përmbahen kushteve të parapara me kontratë.
Në kuadër të projektit me titull “Asfaltimi i rrugës Shafrane – Ulëza”, do të kryhen punimet në ndërtimin e rrugëve në lagjet Qok dhe Miroc. Këto dy rrugë do të rregullohen sipas standardeve përfshirë edhe asfaltimin. Me përfundimin e këtij projekti do të përmirësohet dukshëm qarkullimi nëpër këto dy rrugë.
Në vazhdimin e projektit të lartëcekur, po kryhen punimet edhe në ndërtimin e kanalit të ujitjes, i cili do ti grumbulloj ujërat me qëllim të shfrytëzimit të ujtitjes së 300 hektarëve tokë.
Kryerja e këtyre projekteve do të përmirësoj dukshëm kushtet për jetë më të mirë të banorëve të këtyre lagjeve, kurse projekti në Moronicë me titull “Zhvillimi i Parkut Natyral Moronica”, do të krijoj një ambient shumë atraktiv për zhvillimin e shumë aktiviteteve rekreative për të gjitha grup moshat.
Kryetari i Komunës z.Agron Kuçi, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, vizituan lagjet Qok, Miroci, Bajraktar, Gaxherr dhe Parkun Moronica, me ç’rast inspektuan punimet të cilat po kryhen.
Normal
0
false
false
false
SQ
X-NONE
X-NONE
/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:”Table Normal”;
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-priority:99;
mso-style-parent:””;
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin-top:0in;
mso-para-margin-right:0in;
mso-para-margin-bottom:10.0pt;
mso-para-margin-left:0in;
line-height:115%;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:11.0pt;
font-family:”Calibri”,”sans-serif”;
mso-ascii-font-family:Calibri;
mso-ascii-theme-font:minor-latin;
mso-hansi-font-family:Calibri;
mso-hansi-theme-font:minor-latin;
mso-fareast-language:EN-US;}