Kryetari i komunës së Junikut z. Agron kuçi priti sot në zyrën e tij, zëvendës ministrat nga Ministria e Zhvillimit Rajonal znj. Magbule Shkodra dhe z. Musa Cena. Në këtë takim kryetari Kuçi u informua rreth mundësisë së përfitimit te grandeve dhe projekteve që ndan Ministria e Zhvillimit Rajonal.
Kryetari i Komunës së Junikut z. Agron Kuçi njoftoj zëvendësministrat se është i gatshëm të ofroj projekte mjaft të nevojshme për tu investuar në komunën e Junikut.
Këto projektet në ditët në vazhdim Kryetari Kuçi u zotua se do ti adresoj në ministrinë përkatëse duke shpresuar që sa më shpejt të financohen, për të mirë të qytetareve te Junikut.