Sot janë listuar disa nga problemet mjedisore në tri komunat e pranishme në këtë trajnim, Juniku, Decani dhe Istogu. Listat e komunave gjasojnë me njëra-tjetrën në problemin e MOS –Menagjimit të Mbeturinave, Degradimit të Pyjeve, Liqejve dhe shumë probleme tjera të cilat do plotësojnë këtë listë pas marrjes së opinionit publik për secilën komunë.
Këtë projekt e financon Qeveria Suedeze përmes organizatës SIDA, implemetues është REC-u, partener të këtij projekti janë Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor, Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal dhe UN-Habitati.
Kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuçi së bashku me Drejtorin e Urbanizmit, Faik Tofaj vizituan punëtorinë e trajnuesve junikas të cilët janë në Durrës. Në këtë punëtori përfaqësuesit e Junikut nga institucionet dhe shoqëria civile po trajnohen për metodologjinë e hartimit të Planit Lokal të Veprimit në Mjedis.