Sipas të parit të Junikut, Agron Kuçi ky përvjetor paraqet njërin prej eventeve më të rëndësishme shqiptare, duke u hartuar platforma politike dhe ushtarake me disa nga ideologët më të shquar të Pavarësisë së Shqipërisë, deri në shpalljen e saj. Kryetari Kuçi gjatë një konference për media, nënvizoj se në këtë manifestim katër ditor, i cili do të jetë edhe nën patronatin e kryeministrit të Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, në agjendën e tij do të ketë edhe program kulturo-artistik me ç`rast do të ketë edhe ansamble të ndryshme nga trojet shqiptare, lojërat të ndryshme tradicionale, lojëra sportive, e shumë aktivitete të tjera. Sipas kryetarit agjenda e manifestimit është e mbushur me aktivitete të ndryshme duke filluar nga akademia “Kujtesë Historike”, pastaj vënia e gurëthemelit të memorialit të 100 vjetorit të “Kuvendit të Junikut”, ndarja e çmimit “Kuvendi i Junikut”, e të tjerë. “Në Kuvendin e Junikut të vitit 1912, ishin 250 delegatë te të gjitha vilajeteve shqiptare, të cilët të gjithë njëzëri së bashku morën vendime shumë të rëndësishme kundër pushtuesve turq të asaj kohe”, theksoi Kuçi. Sipas kryetarit Kuçi manifestimi do të fillojë ditën e hënë që nga ora 10:00 dhe do të zgjasë deri të enjten, ku me një vizitë majës më të lartë në Kosovë, Gjeravicës, do të bëhet përmbyllja e këtij manifestimi, i cili përkon edhe me 100 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë
Në prag të 100 vjetorit të Kuvendit të Junikut, që do të shënohet që nga dita e hënë për të vazhduar deri të enjten, Komuna e Junikut do të shënojë këtë përvjetorë të 100-ntë me një varg aktivitetesh kulturore dhe sportive. Në këtë kuadër pritet që të jenë prezent edhe dy kryeministrat e dy shteteve shqiptare, ai i Shqipërisë, dhe i Kosovës, të shoqëruar nga bashkëpunëtorë të tyre, dhe shumë zyrtarë të tjerë nga vendi dhe të gjitha trojet shqiptare.