everia komunale është e mobilizuar për gjendjen, operojnë dy operatorë për pastrim bore, mirëpo kapacitetet e tyre nuk mjaftojnë për së afërmi, gjithashtu edhe qytetarët janë mobilizuar si për pastrimin e rrugëve ashtu edhe në pastrimin e kulmeve të shtëpive, të cilat nuk janë më të sigurta të i rezistojnë të reshurave të borës të cilat vazhdojnë akoma me intenzitet më të lartë. Prandaj Kryetari i Komunës së Junikt , Agron Kuçi ka bërë apel Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe resorsëve përkatës, FSK-së, Minsitrisë së Punëve të Brendshme departamentit të emergjencës dhe të gjitha institucioneve përgjegjëse që t`i vijnë në ndihmë Komunës së Junikut dhe qytetarëve të saj. Kryetarit Kuçi po ashtu ka marr vendim që deri më 20 shkurt të mos rifillojë procesi mësimor. Si rezultat i reshjeve të reja të borës në 12 orët e fundit në Komunë e Junikut, gjendja është jashtëzakonisht e vështirë, të katër rrugët rajonale janë bllokuar dhe ato lokale, niveli i borës është mbi dy metër.