Nëse pema lihet e lirë, e pa krasitur, kurora e sajë do të rritet dhe do të zhvillohet e çrregullt, do të jepe më pak fruta dhe me cilësi të ulët. Krasitja është art i ndryshimit në mënyrë natyrore të rritjes së pemës, më qëllim shtimi të prodhimtarisë të frutave dhe cilësisë sa ma të lartë të tyre.
Krasitja duhet të formoj kurorë të qëndrueshme të pemës e cila në prodhim të plotë mund të mbajë tërë prodhimin pa thyerje të degëve.
Krasitja e pemëve frutore në bazë të kohës kur realizohet mund të jetë :
• Verore ose (e gjelbër) dhe
• Dimërore.
Krasitja verore realizohet gjatë vegjetacionit ndërsa ajo dimërore realizohet gjatë fazës së qetësisë relative, prej ramjes së gjetheve në vjeshtë deri para fillimit të çeljes së sythave në pranverë.
• Krasitja gjithashtu është e ndryshme te pemët e reja që janë në formim të kurorës dhe atyre që janë në prodhimtari të rregullt.
• Te pemët e reja krasitja duhet aplikuar në masë minimale të domosdoshme, ndërsa te pemët në prodhimtari të rregullt me krasitje mbahet baraspeshë në mes të rritjes vegjetative dhe frutdhënjes.
• Me rritje të moshës së pemëve paraqitet nevoja e rritjes së intensitetit ose eliminimi ma i madh i masës drunore nga kurora.
Formim këndi te dëshiruar.
Krasitja nuk mund te mësohet pa e njohur morfologjinë dhe fiziologjinë e pemëve dhe pa i zbatuar ato praktikisht d.m.th. krasitja mësohet atëherë kur kombinohen njohurit teorike me veprime praktike.
Krasitja Verore, te pemët e reja realizohet me qëllim formimi të kurorës, ndërsa te pemët që janë në prodhim me këtë veprim plotësohet krasitja dimërore . Krasitja verore (e gjelbër) kryhet në pjesën e dytë të qershorit dhe gjatë korrikut, është veprim me të cilin eliminohet pjesë e masës së gjelbër të kurorës, eliminimi i thithakëve, i degëzave tepër të ulëta, lakim i llastuarve, rrallim i frutave, pinsirim ose këputje e majës së llastarëve.
Fig. pinsirimi (këputje e majës së degëzës) ndikon në ngadalësim të rritjes se llastarit.
Te pemët në prodhim krasitja e gjelbër ka për qëllim:
– mbajtje të rregullt të kurorës së caktuar me ajrosje të mirë dhe depërtim të mjaftueshëm të dritës;
– prodhimtari të rregullt;
– kualitet – cilësi të lartë të frutit (prodhimit);
– jetëgjatësi të pemës si dhe
– lëndime sa ma të vogla për pemën.
Pemët me kurorë mirë të formuar arrijnë qëndrueshmëri ma të madhe ndaj sëmundjeve, diferencim (formim) më të mirë të sythave frutorë, si dhe përgatitje më të mirë për dimrin.
Krasitja e gjelbër kryhet në kohën e rritjes intensive të degëzave por jo shumë herët e as vonë (qershor-korrik). Bërthamoret krasiten për disa ditë më herët se faroret.
Krasitja e hershme nxitë rritje intensive të degëzave në afërsi të llastarëve të eliminuar, ndërsa krasitja e vonë shkakton rritje të vonë të degëzave të reja-llastarëve ashtu dhe zgjatje të vegjetacionit dhe për pasoj degëzat e tilla nuk drunjëzohen mjaftueshëm si të tilla mbeten të pa përgatitura për dimërim.
Krasitja e gjelbër përafërsisht duhet të përfshijë deri 40% të krasitjes së përgjithshme, të bërthamoret diçka më tepër se te faroret.
Eliminohen të gjitha degëzat të orientuara nga brendësia e kurorës dhe ato që janë në drejtim vertikal ,me këtë rast kurora fiton më shumë ajrosje dhe depërtim të mirë të dritës sepse degëzat në hije ku ka intensitet të vogël të fotosintezës nuk formojnë sytha frutor.
Thithakët konsumojnë sasi të madhe të materieve ushqyese, formohen më tepër në degëza skeletore, hijezojnë shumë kurorën dhe nuk formojnë sytha frutor andaj duhet eliminuar. Pas krasitjes preferohet spërkatje me preparat me bazë benomili etj.
Krasitja Dimërore
Realizohet gjatë fazës së qetësisë dimërore të pemëve, gjegjësisht prej ramjes së gjetheve në vjeshtë dhe deri në fillim të lëvizjes së lëngjeve në pranverë. Pemët bërthamore preferohet te krasiten në fund të dimrit gjatë muajit shkurt, sepse janë ma të ndjeshme në temperatura të ulëta.
Para fillimit të krasitjes është e domosdoshme të shikohet pema mirë, të vërehen të gjitha degët si dhe raporti i degëzave prodhuese dhe atyre vegjetative dhe nga gjendja aktuale varet intensiteti i krasitjes gjegjësisht masës drunore që duhet eliminuar.
Gjithashtu që në fillim duhet përcaktuar për formën e kurorës dhe krasitja ti përshtatet kurorës së dëshiruar, me formim të degëve skeletore të nevojshme, atyre të rendit të dytë ,formim të rregullt të vazhduesit, eliminim të thithakëve etj.
Me krasitje duhet eliminuar degëzat e infektuara me sëmundje të ndryshme kancerogjene, ato të dëmtuara dhe të thyera, te mbahet kurorë e ajrosur mirë sepse mundësia e mbrojtjes nga sëmundje dhe dëmtues është ma e madhe. Degëzat në hije ku ka intensitet të vogël të fotosintezës nuk formojnë sytha frutor. Thithakët konsumojnë sasi të madhe të materieve ushqyese, formohen më tepër në degëza skeletore, hijezojnë shumë kurorën dhe nuk formojnë sytha frutor andaj me krasitje duhet eliminuar.
• Krasitësi (qoftë edhe fillestar ) duhet të ketë parasysh:
1. Të bëjë përzgjedhje të formës kultivuese;
2. Të bëjë përzgjedhje të drejt të degëve skeletore dhe të vazhduesit;
3. Të eliminohen të gjithë thithakët;
4. Të eliminohen degët e thyera, nëse ka;
5. Të eliminohen degët e infektuara nga sëmundje dhe plagë kancerogjene;
6. Gjithashtu duhet eliminuar degëzat e orientuara në m ‘brendi të kurorës ose të kryqëzuara.
Krasitja nuk mund të mësohet pa i ndërlidhë njohurit teorike me përvojën praktike, andaj krasitësi duhet të ketë përkushtim dhe vëmendje të duhur sepse krasitja nuk nënkupton vetëm prerje të degëve dhe degëzave të pemës, por është proces mjaft i ndërlikuar nga i cili varet jetëgjatësia dhe produktiviteti i pemës . Andaj me krasitje duhet të merren personat e caktuar të cilët posedojnë vullnet dhe përkushtim në kultivim të drejtë të pemëve dhe me krasitje të realizohen këto qëllime:
• Formim i drejt i kurorës së caktuar;
• Prodhimtari e rregullt;
• Kualitet i lart i frutave;
• Jetë e gjatë e pemës si dhe
sa ma pak dëmtime nga sëmundje dhe dëmtues të pemeve.
Krasitja e pemëve frutore është një nga masat më të rëndësishme agroteknike, qe ka për qëllim formim të dëshiruar të kurorës, hyrje sa ma të shpejtë të pemës në frytdhënje, kualitet të lart të frutit si dhe jetë sa ma të gjatë e të shëndetshme të pemëve.
Normal
0
false
false
false
SQ
X-NONE
X-NONE
/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:”Table Normal”;
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-priority:99;
mso-style-parent:””;
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin-top:0in;
mso-para-margin-right:0in;
mso-para-margin-bottom:10.0pt;
mso-para-margin-left:0in;
line-height:115%;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:11.0pt;
font-family:”Calibri”,”sans-serif”;
mso-ascii-font-family:Calibri;
mso-ascii-theme-font:minor-latin;
mso-hansi-font-family:Calibri;
mso-hansi-theme-font:minor-latin;
mso-fareast-language:EN-US;}