K O N K U R S
(Për nëpunës të jo karrierës)
Titulli i vendit të punës: Zyrtarë i protokollit (Drejtoria për Administratë)1
Kontrata: 1 vjeçare duke përfshirë periudhën provuese tremujore
Kualifikimi: Fakulteti Juridik apo Administratë Publike
Kategoria dhe grada: (koeficienti 6)
Raporton tek: Drejtori i Drejtorisë për Administratë
Orari: I plotë
Procedura e konkurimit: Procedura e konkurimit është e hapur për gjithë kandidatët e jashtëm si dhe nëpunësit civil ekzistues.
Aktet ligjore dhe nënligjore që rregullojnë rekrutimin: Përzgjedhja bëhet duke u bazuar në Ligjin e Shërbyesve civil dhe rregulloren e Rekrutimit nr 02/2010 e cila e rregullon rekrutimin në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës.
Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga dita e shpalljes në mjetet e informimit publik.
Formularët e aplikimit mund të merren në zyrën e pritjes, çdo ditë pune nga ora 08:00 deri në ora 16:00 dhe do të dorëzohen po ashtu në zyrën e pritjes në objektin e Komunës kati i parë.
Aplikacionit duhet t’i bashkëngjiten këto dokumente: Kopjen e vërtetuar të Diplomës, kopjen e letërnjoftimit, certifikatën e lindjes si dhe certifikata tjera mbi trajnimet e kryera.
Aplikacionet e dërguara pas datës së fundit nuk do të pranohen. Aplikacionet e pakompletuara do të refuzohen.
Kandidatët të cilët hyjnë në përzgjedhjen e ngushtë për intervistë do të informohen me
shkrim ose me telefon në afat ligjor.
Për çdo informacion kandidatët mund të kontaktojnë në numrin e telefonit 0390/ 370-987.
“Shërbimi Civil i Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë”
“Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e shërbimit civil të administratës publike qendrore dhe lokale, siç specifikohet në nenin 11, paragrafin 3 të Ligjit Nr.03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës”
Udhëheqësja e personelit:
Venera Shala
____________________
Duke u bazuar në Ligjin e shërbyesve Civil nr 03/L-149 neni 11, neni 18 paragrafi 1, Rregulloren e Rekrutimit nr 02/2010, Statutin e Komunës neni 61, si dhe pas autorizimit të Ministrisë se Administratës Publike, datë 24.11.2011 nr.protokoli 878, Komuna e Junikut shpall këtë: