Me datën: 13.06.2013 duke filluar në ora 09:30 do të mbahën homazhe
dhe vendosje kurorash në të gjithë lapidarët e dëshmorëve të Komunës së Junikut.
Ju ftojmë që të festojm dhe nderojmë së bashku, në shënimin e kësaj date me rëndësi
për Komunën e Junikut.
Nën patronatin e Kryetarit të Komunës z. Agron Kuçi ,Komuna Junik organizon :
Koncert për nderë të ditës së çlirimit të Junikut
Me datën: 12.06.2013 duke filluar në ora 19:30 në qendër të Junikut
do të mbahet koncert i madh me këngëtarët :
Shkurte Fejza, Rifat Berisha, Besim Avdyli, Cenë Vishaj, Januz Mushkolaj
Vëllezërit Qetaj, Xhaviti dhe Fatmiri, Mustaf Ramaj, Bekim Vishaj
Ansambli i këngëve dhe vallëve
” Baba Mixhë ”