Kryetari i Komunës përgëzoi stafin mjekësor për punën e tyre dhe përkushtimin, ai tha se të gjitha sfidat do t`i tejkalojnë së bashku Komuna dhe QKMF-ja. Kryetari Kuçi po ashtu ritheksoi se është në rrugë të mirë të sigurimit të donacioneve për të plotësuar me inventar shtesë këtë objekt shëndetësor, në të cilin gravitojnë 12 fshatra të Komunës së Gjakovës.
Drejtori i QKMF-së, Skënder Bajraktari tha me këtë rast se puna që ka bërë Kryetari i Junikut, z. Agron Kuçi është kolosale dhe se në emër të stafit mjekësor falënderoi Kryetarin për ndihmën e dhënë në vazhdimësi në të gjitha aspektet shëndetësore, infrastrukturë dhe të tjera.
Po ashtu Drejtori i Drejtoratit Shëndetësor, z. Nevruz Krasniqi theksoi se këta punëtorë shëndetësor kanë punuar ditë dhe natë për ta futur në funksion këtë qendër në mënyrën më të mirë të mundshme, nuk kanë kursyer asgjë për të kontribuar në rivendosjen e pajisjeve mjekësore në vendet e tyre.
Personeli mjekësorë rikujtuan se si staf nuk mund t`i dalin në ndihmë as mjekësore e as me barna dhe ilaçe të tjera të gjithë qytetarëve, për shkak se 12 fshatrat e Komunës së Gjakovës vizitohen në QKMF-në në Junik, që do të thotë se përveç se ka nevojë për rritje të numrit të personelit ka nevojë edhe për barna dhe ilaçe shtesë me që këtu hyn edhe qytetarët e fshatrave përreth.
Ndërkohë, Kryetari Kuçi tha se numri i punëtorëve do të rritet dhe se këtë e ka premtuar edhe vetë Ministri Agani në inaugurimin e kësaj qendre dy muaj më parë.
Por, Kryetari nuk do të ndalet së kërkuari nga institucionet qendrore në mënyrë që të ofrohen shërbime më të mira shëndetësore për të gjithë qytetarët jo vetëm për junikasit por edhe për qytetarët e tjerë që do të vijnë në këtë qendër mjekësore, citoi Kryetari Kuçi.
Normal
0
false
false
false
EN-US
X-NONE
X-NONE
MicrosoftInternetExplorer4
/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:”Table Normal”;
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-priority:99;
mso-style-qformat:yes;
mso-style-parent:””;
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin-top:0in;
mso-para-margin-right:0in;
mso-para-margin-bottom:10.0pt;
mso-para-margin-left:0in;
line-height:115%;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:11.0pt;
font-family:”Calibri”,”sans-serif”;
mso-ascii-font-family:Calibri;
mso-ascii-theme-font:minor-latin;
mso-fareast-font-family:”Times New Roman”;
mso-fareast-theme-font:minor-fareast;
mso-hansi-font-family:Calibri;
mso-hansi-theme-font:minor-latin;
mso-bidi-font-family:”Times New Roman”;
mso-bidi-theme-font:minor-bidi;}
Pas inventarizimit të bërë nga Komuna Junikut në
objektin e ri të QKMF-së, stafi mjekësor sot filluan punën e tyre në objektin e ri.