Të dy palët janë pajtuar për financimin e përbashkët të këtij projekti , rregullimi shtratit të lumit me vlerë 485.000 euro, MMPH-ja do të financojë me 35.000 euro për vitin 2012. Ndërsa i tërë projekti është paraparë të zhvillohet gjatë periudhës 2012/2013/2014, në vitin 2013 do të ndahen 300.000 euro dhe për vitin 2014 150.000 euro.
Kjo është faza e tretë e rregullimit të shtratit të lumit “Ereniku” në Junik. Të dy fazat e para tashmë kanë përfunduar dhe po ashtu kanë qenë të financuara nga Qeveria e Kosovës dhe Komuna e Junikut.
Komuna e Junikut ka nënshkruar memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Mjedisit dhe
Planifikimit Hapësinor, për përmirësimin e gjendjes mjedisore në Komunë e Gjakovës, në veçanti rregullimin e shtratit të lumit “Ereniku” në Junik.