Zëvendës Ambasadorja e SHBA-së në Kosovë së bashku me Kryetarin Kuçi, së pari vizituan Qendrën për Shërbime të Qytetarëve në Komunë, që njëherit është donacion i USAID-it Amerikan dhe më pas vizituan Bibliotekën Komunale “Din Mehmeti”, me ç ‘rast znj. Kelly Degnan, kësaj Biblioteke për lexuesit e saj i ka dhuruar afër 500 tituj të librave dhe 2 Kompjuterë. Kryetari Kuçi, tha se ky donacion librash për Bibliotekën tonë Komunale ka një vlerë dhe rëndësi shumë të madhe, kur dihet se libri ndikon drejtë për së drejti në arsimimin, edukimin dhe diturinë e të rinjve tanë, andaj edhe ju shprehi falënderimet më të mëdha për këtë donacion librash dhe 2 kompjuterë, duke besuar se një bashkëpunim i njëjtë do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Znj. Kelly Degnan – Zëvendës Ambasadorja Amerikane në Kosovë, ka thënë se ndjehet shumë mirë dhe e privilegjuar që sot viziton Komunën e Junikut dhe nga afër sheh të arriturat e shumta të kësaj Komune. Ajo uron Kryetarin Kuçi për punën e bërë dhe premton se nga puna e juaj do të vazhdojë edhe më tej mbështetja jonë për Komunën tuaj si dhe bashkëpunimi i mëtutjeshëm.
Kryetari Kuçi e ka njoftuar znj. Kelly Degnan edhe me të arriturat e shumta të Komunës në të gjithë sektorët përkundër buxhetit të limituar, për projektet të cilat janë në fazën e realizimit, për idetë, projektet dhe planet për zhvillimin ekonomik të Junikut, zhvillimin e Turizmit, Bujqësisë etj. si dhe me sfidat që përballet Komuna e Junikut.
Më pas Kryetari i Komunës z. Agron Kuçi dhe Zëvendës Ambasadorja e SHBA-së në Kosovë znj. Kelly Degnan kanë vizituar edhe Parkun Natyror Moronica, Shtratin e Lumit Erenik si dhe Qendrën Regjionale të Turizmit.
Sot për vizitë në Junik ishte Zëvendës Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë znj. Kelly Degnan, e shoqëruar nga një pjesë e stafit të saj, si: Jeffrey Jamison – Zyrtar i Zyrës për Marrëdhënie me Publikun dhe Besim Kokollari – Asistent i Qendrës për Burime Informative. Ajo u prit nga i pari i Komunës së Junikut z. Agron Kuçi me bashkëpunëtorë.
Normal
0
false
false
false
SQ
X-NONE
X-NONE
/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:”Table Normal”;
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-priority:99;
mso-style-parent:””;
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin-top:0in;
mso-para-margin-right:0in;
mso-para-margin-bottom:10.0pt;
mso-para-margin-left:0in;
line-height:115%;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:11.0pt;
font-family:”Calibri”,”sans-serif”;
mso-ascii-font-family:Calibri;
mso-ascii-theme-font:minor-latin;
mso-hansi-font-family:Calibri;
mso-hansi-theme-font:minor-latin;
mso-fareast-language:EN-US;}