Në prani të kryeartëve të komunave dhe zyrtareve komunal, përfaqësues të MAPL -së dhe departamentit për performancë komunale, komuna e Junikut është shpallur komuna me performancën më të larte në Kosovë për vitin 2017.
Kryetari i komunës sonë, z. Agron Kuçi u shpreh i kënaqur pas këtij çmim, te cilën komuna jonë e merr qe dy vite radhazi.
Kryetari Kuçi u betua se do të punoj me përkushtim edhe me te lartë që komuna e Junikut të jete prapë njëra ndër komunat model sa i përket mirëqenies se qytetareve.
Duke falënderuar te gjithë qytetaret per besimin e dhëne qe komunën ta zhvillojmë dhe ta sjellim këtu ku është sot e para Nr1.
Deri ne publikim zyrtar te raportit te performancës ne web faqet zyrtare ne kemi shkëputur disa pjesë nga raporti zyrtar i performancës të cilin do ta publikojmë në tersi në ditët në vijim pas publikimit zyrtar në MAPL.
Arritjet më të larta
Komuna qëndron shumë lartë me performancë në 11 fusha të rëndësishme dhe janë si vijon sipas përqindjes: në fushën e transportit publik( 100%), shërbime publike (100%), kanalizimi ( 99.95%), emergjenca ( 97.83%), menaxhimi i mbeturinave (96.26%), uji i pijshëm(93.84%), kultura rina dhe sporti (93.21%), transparenca komunale ( 86.50%), menaxhimi i mbeturinave (78.78%), rrugët dhe trotuaret( 72.53%), parkingje publike (70.28%). Ndërsa nivel te mesëm komuna Junikut i ka vetëm dy shërbime dhe ato janë: fusha planifikimi urban ( 51.66%), mirëqenia sociale ( 38.37%).% e popullatës e cila përfiton nga skema sociale( 1.22%).
Duhet theksuar se krahas këtij çmimi komuna fiton edhe një shumë të madhe financiare e cila do të përdoret për të financuar projektet që ndërlidhen direkt me performancën dhe me mirëqenien e qytetareve, qe këtë performancë ta rrisim në përqindje edhe më të madhe për Junikun.