Komuna e Junikut në mbledhjen e këshillit të drejtorëve mori vendim për shpalljen e gjendjes emergjente dhe njëherit themeloi edhe këshillin emergjent të Komunës së Junikut. Pëveç kompanisë e cila është kontraktuar për pastrimin e rrugëve komuna ka angazhuar edhe operatorë të tjerë që do të ndihmoj në rritjen e aktivitetit dhe ofrimit të shërbimit sa më efikas për qytetarët e kësaj komune. Me këtë rast komuna ka pezulluar procesin edukativo arsimor deri në përmirësimine kushteve atmosferike.